Legjenda braziliane Ronaldinho ka thënë që Lionel Messi dhe Barcelona do t’i rikthehen niveleve më të larta të futbollit.

Ndërkohë, Messi është vërshëllyer nga tifozët e Paris Saint-Germain në ndeshjen e fundit për shkak të paraqitjeve jo të mira, kurse Barça ka hyrë në vitin e katërt pa trofe të La Ligas, ku tani gjigandi katalunas dhe ylli argjentinas janë duke kaluar nëpër kohë jo të mira.

Ndërkaq, njëri nga mentorët e Messit në “Camp Nou” , Ronaldinho, mendon që Messi dhe “Blaugranët” së shpejti do t’i rikthehen niveleve më të larta të tyre.

“Momentalisht, Messi nuk është duke kaluar nëpër momentet më të mira, por për mua është e vështirë që të dyshosh në Messin pas çdo gjëje që ka bërë për futbollin. Jam i sigurt që së shpejti ai do të fitojë tituj përsëri dhe të konsiderohet më i miri në botë”, tha Ronaldinho.

Sa i përket Barcelonës, Ronaldinho shtoi që Barcelona nuk është në kohërat më të mira, por shpreson që të rikuperohet sa më shpejtë nga kjo krizë që e ka kapluar klubin.

“Barcelona gjenden në një pozicion të vështirë. Unë shpresoj që ata të rikuperohen sa më shpejtë, sepse është një klub që kam ndjenja të mëdha për të”, tha Ronaldinho.

Momentalisht, në këtë sezon, Barcelona zë vendin e tretë në tabelë me gjithsej 51 pikë, ndërkaq, Lionel Messi që prej transferimit nga Barcelona te PSG si lojtar i lirë, ka arritur të bëjë 26 paraqitje në të gjitha garat për gjigandin francez, duke regjistruar shtatë gola dhe 11 asistime mbi emrin e tij.

SHPËRNDAJE