“Kryesia e PVD-së shpreh indinjatë të thellë dhe reagon ashpër ndaj denimeve që i shpalli gjykata e lartë speciale në Beograd për 11 ish pjestarët e UÇPMB-së. Mjerisht edhe kësaj Kradhe u dëshmua se sistemi gjyqësorë në Serbi ende nuk është aftësuar që në mënyrë profesionale dhe objektive të procedoj krimet e rënda të bëra gjatë luftës në Kosovë dhe në Luginë të Preshevës…”, ka theksuar Kryesia e PVD-së në mbledhjen e fundit, duke folur mbi situatën aktuale dhe problemet me të cilat po ballafaqohet Lugina e Preshevës, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”


Preshevë, 27 shtator
Sipas tij, kryesia e PVD-së në këtë mbledhje e analizoi edhe fushatën e egër anti PVD që janë duke e udhëhequr matrapazët politik, të cilët me shpifje flagrante po mundohen të krijojnë kaos politik që do t’u mundësonte ndarjen më të lehtë të plaçkës së grabitur në zgjedhjet e 6 majit, që u zhvilluan në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuara me burgosjet e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së dhe me imponimin e listave të zgjedhësve me të cilat shqiptarëve iu shkelën të drejtat elementare të njeriut.
“Kryesia e PVD-së reagon gjithashtu shumë ashpër edhe lidhur me mungesën e gadishmërisë tek strukturat përkatëse shtetërore për t’a ndriçuar vrasjen mizore të këshilltarit të PVD-së në Kuvendin Komunal të Preshevës, afaristit Isuf Azizi, kodnapimin e afaristit Nebi Nuhiu por edhe të gjitha vrasjet e civilëve në Luginë të Preshevës pas luftës në Kosovë.  Gjersa edhe pas 13 viteve ende nuk është inicuar asnjë proces gjyqësorë lidhur me vrasjet e civilëve Shqiptarë në Luginë të Preshevës, në anën tjetër po vazhdon pa kufi në formë skandaloze ky proces i montuar gjyqësorë…” ka pohua deputeti Halimi.
Në kohën kur nga Prishtina zyrtare edhe publikisht po përcillen mesazhe të qarta që Shqiptarët në Luginë duhet të orientohen dhe angazhohen që problemet e tyre t’i zgjidhin me qeverinë e Beogradit, në anën tjetër matrapazët politik po e vazhdojnë avazin e vjetër dhe po tentojnë t’i kualifikojnë si tradhëti kombëtare takimet që këto ditë unë si deputet i kam zhvilluar me udhëheqësit më të lartë të qeverisë në Beograd!..ka dekalruar Riza Halimi duke shtuar se “kjo fushatë agresive e bashibozukëve politik po tenton t’a vazhdon pa kufi lojën e përfitimit të poenave të lirë politik me retorikë patriotike bajate…”

 

Më pastaj deputeti Riza Halimi për mediat ka lëshuar ketë shkresë në të cilin jepen shpjegime mbi themelimin e qeverisë së re i cil disa herë ka deklaruar se “në takimet me kryetarin dhe zëvendëskryetarin e qeverisë e kam paraqitur interesimin tim si përfaqësues i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës..”

 

Në deklaratën e PVD-së, nënshkruar z.Halimi shpjegon arsyet se:

-Reformimin dhe funksionalizimin e Trupit Koordinues, që do të aftësohej dhe me sukses t’i zgjidhë problemet e rënda jetësore në Luginë të Preshevës;

-Mundësimin e funksionimit normal të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, duke i eliminuar obstruksionet ekzistuese;

-Sigurimin e funksionimit ligjorë dhe stabil të pushteteve lokale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

 

Në këtë kontekst u bisedua më konkretisht për komunën e Bujanocit ku pas zgjedhjeve ngutshëm u krijua koalicion i brisht në mes të 12 këshilltarëve të PD-së dhe 9 këshilltarëve të PSS, PD (Serbe)  dhe URS.

Është normale që PVD, LPD dhe UDSH me 18 këshilltarët e Kuvendit Komunal të Bujanocit gjatë tërë kohës paszgjedhore kanë shprehur interesim për koalicion gjithpërfshirës që do të mundësonte qeverisje stabile në këtë komunë.

Kur dihet se këto parti janë pjesë e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës që në zgjedhje parlamentare ka siguruar një mandat të deputetit, është shumë e qartë ato kanë kapacitet më të madh për të ndërtuar strukturat multietnike të pushtetit lokal, që janë garancë për funksionimin stabil dhe perspektiv

Pjesëmarrja proporcionale e komuniteteve nacionale në udhëheqjen dhe punën e strukturave të pushtetit lokal është parim që duhet patjetër të zbatohet edhe në udhëheqjen dhe punën e organeve dhe institucioneve shtetërore të nivelit komunal, rajonal dhe qëndror.

Këto parime, që janë përfshirë në Marrëveshjen e 27 marsit 2009 për rikonstruimin e Trupit Koordinues dhe zbatimi i tyre nga ana e qeverisë së re paraqet mënyrën e vetme që të eliminohen manipulimet e gjertanishme të qeverisë së kaluar e cila për t’a mbuluar mungesën e gadishmërisë për qasje serioze ndaj Luginës së Preshevës, ishte orientuar në përkrahje të pa rezervë të subjekteve politike të cilat përveç zgjedhjeve lokale, gjatë tërë kohës po i bojkotojnë madje edhe i pengojnë zgjedhjet parlamentare sikur edhe zgjedhjet për Këshillin Nacional të Shqiptarëve, thuhet në fund të letrës së deputetit Riza Halimi, kryetarit të PVD-së

 

SHPËRNDAJE