Dy mbrojtësit e Barcelonës, Karlos Pujo dhe Xherard Pike do të jenë të gatshëm për takimin e radhës kundër Majorkës, në La Ligën spanjolle.

Mediat spanjolle raportojnë se të dy lojtarët tashmë janë shëruar plotësisht dhe se ata do të jenë të gatshëm në sfidën e radhës ku skuadra e Pep Guardiolës, do ta luajë në këtë fundjave ndaj Majorkës.

Rikthimi i tyre gjithsesi është një lajm i mirë për kampionët në fuqi, sepse kjo skuadër në disa raste po çalon në repartin e mbrojtës.

SHPËRNDAJE