Shkruan: Shkodran ISMAILI

 

Cka pas zgjedhjeve? Si do te ecë më tutje rruga politike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe e veprimtarive partiake? A duhet të ndryshohet dic në këtë metodologji të deritashme, apo gjithcka është në rregull? Këto dhe shumë pyetje politike tjera janë njëkohësisht dhe “cështje në vete”, janë entitete politike të cilat kërkojn detalisht ta rishikojn metodologjin politike të shqiptarëve të kësaj ane!

Situata pas-elektorale në përgjithësi është e qetë, tamam ashtu sic duhet të jetë në të gjitha shoqëritë demokratike dhe të civilizuara. Kalkulimet dhe negociatat para-koalicionuese tashmë kanë filluar në të dyja vendbanimet shqiptare, mirëpo që të gjitha subjektet duhet të bëjn kujdes rreth koalicioneve për një qëndrueshmëri mazhoritare të qeverisjeve vendore. Mendojm se “epoka” paselektorale e vitit 2012 duhet te jetë një rrugë kthese shumë e rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe organizimin politike të tyre, sepse nuk ka zgjidhje tjetër! Zatën në cdo mandat të ri patjetër duhet të rishikohet metodologjia politike e institucioneve politike por dhe atyre partiake!

Lugina e Preshevës tashmë që dy vitë ka hyrë në dekadën e tretë të organizimit politik të saj dhe është e udhës që në këtë “epokë” dhe pas këtyre zgjedhjeve të rishikohet metodologjia politike e këtij organizimi!

 

Në rajonin gjeografik të quajtur Luginë e Preshevës apo dikur ish Kosovë Lindore, në dy qytetet shqiptare në Preshevë dhe Bujanoc kemi fitore të thellë të shqiptarëve, ndërsa në qytetin e Medvegjës tashmë sipas të dhenave të K.K.Z janë anuluar zgjedhjet lokale dhe janë mbajtur vetëm ato parlamentare e presidenciale! Kjo nuk ka logjikë juridike dhe kushtetuese pasi që kryeparlametarja shpalli zgjedhjet në të tri nivelet! Sipas rezultateve paraprake për herë të parë asamblea Komunale e Preshevës do të ketë 38 asambleistë shqiptarë sa ka dhe ulëse gjithësej, ndërsa Bujanoci do të jetë me një përbërje shumë më të kënaqshme, nga 24 asambleistë në mandatin e kalur tash do të jenë 30 shqiptarë dhe 11 serbë, nga 41 ulëse sa ka në fakt.

Duke e pasur parasyshë se në Medvegjë nuk participojm me asnjë asambleistë, dhe sipas të gjitha gjasave ky rezultat do të jetë deri në deklarimet përfundimtare edhe të K.K.Z të Preshevës, atëherë del se në Preshevë dhe Bujanoc do të kemi 68 asambleistë shqiptarë që për herë të parë është një e arritur shumë e madhe, pas humbjes në Medvegjë.

 

Cka pas zgjedhjeve? Si do te ecë më tutje rruga politike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe e veprimtarive partiake? A duhet të ndryshohet dic në këtë metodologji të deritashme, apo gjithcka është në rregull? Këto dhe shumë pyetje politike tjera janë njëkohësisht dhe “cështje në vete”, janë entitete politike të cilat kërkojn detalisht ta rishikojn metodologjin politike të shqiptarëve të kësaj ane!

 

Rikonfigurimi politik i organizimit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshëvës, metodologjisë, organizimit, menaxhimit,, parimeve dhe kritereve juridike-politike tashmë është shumë e nevojshme, e sidomos pasi në skenën politike kemi disa akterë të rinjë të cilët kërkojn dhe pretendojn ta freskojn këtë organizim politik dhe ti japin kahje të reja këtyre proceseve!? Si në Preshevë ashtu dhe në Bujanoc kemi një skenë thuajse gjysmë të ndryshme dhe akterë të dëshmuar si forca më të theksuar me themelatë pro-integrimeve kombëtare para atyre shtetërore dhe evropiane! Këto zgjedhje i “pastruan” disa parti të vogla dhe madje dhe disave të cilat i’a mohonin legjitimitetin legal të tjerave, dhe me vete këtë fakt vie deri te një rikonfigurim legjitim edhe faktik i politikës shqiptare.

 

Politika dhe diplomacia asambleiste e organzimit politik të shqiptarëve të Luignës së Preshevës mund dhe duhet të shkon drejt një ligjërimi politik kombëtarist, drejtë integrimeve evroatlantike në rrugë e sipër dhe të atyre gjithëkombëtare.

 

Cilat do që të jenë partnerët bashkëqeverisës me PDSH-në në Preshevë tashmë forcën numër një të Luginës së Preshevës e dëshmuar edhe nga numri i votave, dhe e PD-së në Bujanoc, ato duhet të kenë një koalicion të qëndrueshëm dhe të palëkundur për hirë të proceseve në rangun republikan dhe në atë rajonal.

 

Mendoj se politika shqiptare do të ja arrijë për katër vite ta rikonfiguron kombëtarisht organizimin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe do ta menaxhon këtë organizim konform qendrimeve politike e diplomatike të shprehura në të kaluarën nëpërmjet deklaratave dhe organizimeve tjera?!

SHPËRNDAJE