(AIK-Presheva Jone)


Janë konfiskuar targat e para të dhëna nga Beogradi për territorin e Kosovës. Një banor serb i veriut të Kosovës është ndal të mërkurën nga Policia e Kosovës dhe të njëjtit i është konfiskuar automjeti që ka pasur regjistrimin “KM”. Ngasësit të automjetit i është dënuar me 60 euro dënim.

Në veriun e Mitrovicës, qytetarët serbë thonë se ligji i Kosovës nuk do të zbatohet, ndërsa me targat e reja të lëshuara nga Serbia besojnë se do të udhëtojnë edhe në pjesën jugore të Kosovës.

Por, ministri në largim i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi paralajmëron gjoba për ata që nuk respektojnë urdhrin. Vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Kosovës që të ndalohet qarkullimi i automjeteve me regjistrime të reja me shenjë të Serbisë, që kanë shkronjat e para të qyteteve të Kosovës është cilësuar si e ngutur nga ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq.

“Ne këtë pyetje e kemi parashtruar nëpërmjet EULEX-it dhe mendon se këto ditë do të bisedojmë rreth kësaj teme”, citohet të ketë thënë të mërkurën Daciq.

Daçiq, i cili njëkohësisht është zëvendëskryeministër i Serbisë, ka thënë se vendimi i MPB-së së Kosovës tregon se Prishtina nuk dëshiron të bisedojë për disa tema. “Kjo është çështje për të cilën do të duhej të bisedohej kur të fillojë dialogu midis Prishtinës dhe Beogradi”.

Ministri serb ka thënë se Serbia e llogarit Kosovën si pjesë të saj, dhe në përputhje me këtë të gjithë qytetarët e Serbisë që jetojnë kudo në territorin e saj kanë të drejtë në dokumente personale, librezat e automjeteve, tabelat e regjistrimit etj.

SHPËRNDAJE