(AIK-PreshevaJonë)

 

Reshjet e dëborës gjatë orëve të natës kanë mbuluar lehtë jo vetëm lartësitë e maleve, por edhe qendrat e banuara të qarkut të Kukësit. Ndonëse të pakta, ato kanë bërë të mundur ndalimin e reshjeve të shiut që kishin nisur që gjatë orëve të pasdites së djeshme. Reshjet e borës nuk kanë shkaktuar ndonjë problem, ato kanë qenë të pakta dhe në zonat rurale, trashësia e borës së rënë nuk i ka kaluar të 10 centimetrat. Pavarësisht reshjeve të shiut e të borës të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Po ashtu, nuk janë shënuar rrëshqitje të tokës, apo dëmtime të rrjetit elektrik.

SHPËRNDAJE