Deputetja Albena Reshitaj thotë se nuk është larguar nga grupi parlamentar i AAK’së por se ka një mendim ndryshe prej tyre.

Tha se nuk do të votojë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

“Unë nuk kam ardhur këtu të votoj pro asnjë kandidati por thjesht kam ardhur të votojë, faktikisht të jem pjesë e seancës që të mos lejojmë që ende pas 20 vjetëve të dirigjohemi nga Lista Serbe dhe nga politikat e gabuara të Serbisë me vendin tonë pas luftës”, tha Reshitaj.

Deputetët e tjerë të AAK’së nuk kanë marrë pjesë në seancën e thirrur për zgjedhjen e presidentit të vendit.

SHPËRNDAJE