Bruksel, 2 mars   -Shoqatat e Gazetarëve nderkombëtar IFJ dhe Reporters sans Frontieres  me seli ne Bruksel jane te shqtesuar per heshtjene autoriteteve kosovare ne zbulimin dhe ndeshkimin e autoreve te vrsasjeve te gazetareve ne Kosoven e pasluftes, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Sipas IFJ dhe Reporters sans Frontieres  me seli ne Bruksel në Kosovën e pas luftës ka pasur mbi 200 kërcënime dhe 7 gazetarë të vrarë, kryesisht të gazetës  “Bota Sot” por sot e kësaj dite përveç  deklaratave “të ashpra” askush nuk është  arrestuar për këto akte kriminale.

Brukseli: Mos arrestimi i vrasësve të gazetarëve pengese per avancimin e preceseve ne Kosovë 

mandati i Gjykatës Speciale për krime lufte të kryera në Kosovë përfshijnë rastet e vrarë dhe të kidnapuar gazetarëve dhe mediave punëtorëve, si dhe në Prishtinë formojnë një Komision Hetimor në vrasjet dhe rrëmbimet e gazetarëve dhe punëtorët e mediave në Kosovë nga viti 1998 deri në vitin 2005, i cili do të pajiset me një shtyp.

Sipas agjencise se lajemeve “Presheva Jonë” kërkohet hetim më efikas per vrasjen e Enver Malokut, Afrim Maliqit,  Shefki Popovës, Xhemal Mustafës, Bekim Kastratit, Bardhyl Ajetit, Kristë Gegajt, Momir Stokuqas etj..

Organizatat ndërkombëtare të gazetarëve në Bruksel  kanë kërkuar që specialja të përfshijë edhe me vrasjen e gazetarëve në Kosovë

Image associée

IFJ dhe organizata tjera ndërkombëtare kanë pohuar se është kërkuar nga  specialja për krime  në Kosovë të merret jo vetëm me krimet dhe vrasje të kundërshtarëve politik të arkitketit të pavarësisë së Kosovës dr.Ibrai Rugovës, por edhe për  likuidimin  e gazetarëve shqiptarë në Kosovën e pas luftës.

Zyrtarët e IFJ, Reporters sans Fronitieres dhe AJASE në Bruksel janë të shqetësuar për heshtjen dhe  shprehin habinë se si RTK tashmë e njohur si një TV i Hashim Thaçit si dhe shoqatat e gazetarëve në Kosovë kanë reaguar shpesh për kërcnime te gazetarëve, fyerjeve apo tentim-vrasje, por jo edhe për atentatet, vrasjet e tyre?! Këtë e dëshmojnë edhe  përfaqësuesit e këtyre organizatave ndërkombëtare në Bruksel, të cilët kanë konfirmuar se këto vrasje asnjë reagim as letër nuk kanë marrë nga Prishtina?!

“Për IFJ në Bruksel shqetësuese mbetet liria e shtypit në Kosovë, sidomos vrasjet dhe kërcnimet e vazhdueshme të gazetarëve, çka policia vendore dhe EULEX-i duhet të bëjë më shumë,  të identifikojë autorët dhe të jap dënimin e merituar. Ndryshe, mos arrestimi i tyre mund  të kuptohet frikë nga mafia, janë të korruptuar ose solidarizohen me kriminelët që do të inkurajonte, trimëronte kërcënuesit dhe vrasësit e tjerë në rajon”, kështu ka thënë shefi i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IF) Evropën me seli në Bruksel, Ernest Sagaga.

SHPËRNDAJE