Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka njoftuar se të dielen në Roeselare dhe Tielt të Belgjikës janë mbajtur kuvendet zgjedhore të nëndegëve të PDK-së.

Reçica njoftoi edhe me emrat e kryetarit të nëdeges dhe nënkryetarit.

Postimi i plotë i Reçices:

“Në Roeselare dhe Tielt të Belgjikës, mbrëmë janë mbajtur kuvendet zgjedhore të nëndegëve të PDK-së.

Me këtë rast, kryetar i nëndegës së PDK-së në Roeselare, është zgjedhur Fatlum Llugani, nënkryetar Muhamet Hetemi dhe poashtu kryesia, ndërsa kryetar i nëndegës së PDK-së në Tielt, është zgjedhur Sejdi Rushiti, nënkryetar Bekim Syla dhe poashtu kryesia.

Uroj për themelimin e nëndegëve të PDK-së, dhe njëherit të zgjedhurve u dëshiroj punë të mbarë e të suksesshme në forcimin e Partisë Demokratike të Kosovës”

https://www.facebook.com/share/p/Ju3wuvrhTohBQrmp/

SHPËRNDAJE