Drejtori i Departamentit për Diasporë në PDK, njëherësh kandidati për deputet Elmi Reçica ka takuar kandidatët për deputetë të PDK-së nga diaspora, Haki Morina, Arben Dautaj dhe Ibrahim Ceka.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook ai ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët ta votojnë PDK-në për rimëkëmbjen e shtetit.

“Ftojmë të gjithë qytetarët tanë në diasporë, të cilët janë regjistruar për votim me postë, që nga data 2 shkurt të votojnë në mënyrë masive për PDK-në, sepse vota e juaj është votë për ruajten dhe rimëkëmbjen e shtetit.”, ka shkruar Reçica.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2386733171470924&id=465858210225106

SHPËRNDAJE