Për shtat vite me rradhë skuadra e Real Madrid nuk arriti të kalonte rrethin “famë keq” të të tetës së finales së ligës së kampionëve dhe pas gjashtë vitesh,pra në vitin e shtatë me “special one” e arrinë këtë gjë.
Ishte një sfidë e jashtë zakonshme me një stadium të stërmbushur dhe një atmosferë impozante e cila mbretëronte në mesin e tifozëve që nga minuta e parë,e gjerë në vërshëllimën e fundit të referit
Për golat e kësaj sfide u përkujdesën,Marcelo,Di Maria dhe Benzema. Shorti do të hidhet në ditën e premte kur edhe do të përcaktohen palët për gjiron e ardhme të kësaj gare më prestigjioze në europë.