lidererrDobrosin, 8 gusht  -Siq kemi raportuar dje dhe sot forca të mëdha ushtarake dhe te  xhandarmërisë serbe kanë hyrë keto 48 oret e fundit në kufi ne karadakun e Preshevës dhe fshatin kufitar Dobrosin, Koncul të Bujanocit (“Policijski izvori na jugu Srbije potvrdili su da je pojačana i kontrola na administrativni prelazima Končulj i Dobrosin sa Kosovom i Metohijom“) duke shqetësuar banorët e rripit kufitar, njofton agjencia  e lajmeve “Presheva jonë”.

 

Ekipi i gazeatreve te agjencise s elajemeve “Presheva Jonë” lidhur me këtë prani te madhe te forcave serbe ne rajon ka kontaktuar liderë nga Lugina e Preshevës si Shaip Kamberin, kryetar i Bujanocit, Jonuz Musliun, kryetar i KKSH-së dhe i kuvendit te BU si dhe Belgzim Kamberin, analist dhe drejtues i Këshillin për të Drejtat e Njeriut.

Shqiptarët si një kërkesë kyçe për të dalë nga ky kolapsi politik antishqiptar dhe nga diskriminimi shtetëror thonë se nevojitet rimëkëmbjen ekonomike, pastaj mundësia për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, lejimi i teksteve shkollore dhe simbolet kombëtare , decentralizimin e drejtësisë, shëndetësia dhe kujdesi social, demilitarizmi i Luginës së Preshevës, e cila aktualisht është e blinduar nga forca të mëdha ushtarake, xhandarmëria dhe ato policore.

 

Kryetari i Buanocit kerkon demilitarizmin e Bujancoit dhe  Luginës së Preshevës

prehsxhanddIsh-deputetit dhe kretarit te Bujanocit  Shaip Kamberi  për ahjencine e aljemeve “Presheva jonë” ka pohuar se “marrëveshja parashikonte që ish-guerilët e UÇPMB-së të amnistohen, të inkuadrohen në kuadër të një police multietnike, rajoni të demilitarizohet edhe nga forcat serbe dhe të zhvillohet ekonomikisht. Po ashtu kanë qenë edhe një varg çështjesh që lidheshin direkt me të drejtat e pakicave.”

Sipas kryetarit Kamberi “pederisa qevria serbe nuk zbaton planin prej 7 pikesh për Luginen e Preshevës “popullsia shqiptare nuk ka besim në institucionet dhe organet e shtetit. Sipas mendimit tonë çelësi për stabilizimin është për të ndërtuar besimin në institucione, duke filluar nga demilitarizimi i zonave të banuar me shqiptare etnik qe ka shkaktuar panik dhe ndjehen te provokuar”

Ndryshe per analistin politik nga Lugina e Preshevës, Belgzim Kamberi, që njëherësh drejton edhe Këshillin për të Drejtat e Njeriut në këtë rajon për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” sot ka deklaruar se “dinamizimi i qarkullimit të njësive speciale të xhandarmërisë në zonat e Karadakut të Preshevës, ner Dobrosin dhe Koncul po krijon kufizime në të drejtën e lirimit të qarkullimit të banorëve vendës, si dhe panikë në mesin e tyre.”

“Në vend të çmilitarizimit të zones nga njësitë speciale dhe një projekti serioz për rikthim të banorëve e rimëkëmbje ekonomike; si një përgjegjësi e parealizuar nga qeveria serbe mbi obligimet të pranuara nbdërkombëtarisht për Luginën e Preshevës, Karadaku i Preshevës në veçanti vazhdon të shfrytëzohet si poligon ushatarko-policor me pretekste të ndryshme të sigurisë..” ka pohuar ne fund  Blegzim Kmaberi , kryetar i KDNJ ne Luginen e Preshevës.

Lidhur me gjendjen e tensionuar në fshatrat e rripit kufitar, ka reaguar edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu.

“Qëllimi kryesor është ajo që ka deklaruar edhe vet gjenerali serb, që paralajmëroi se në vijim do të ketë masa të shtuara në Luginë të Preshevës. Serbia ende po ia tregon muskujt shqiptarëve”, deklaroi kyreatri i Kuvendit te Bujancoit z.Musliu, ish-udhëheqës politik UÇPMB-së.

Ata kërkojnë nga faktori politik dhe institucional në Luginë, që të informohen për këtë prani të xhandarëve serb në trojet shqiptare të mbetura në Serbi.

SHPËRNDAJE