Metali Krasniqi 
Preshevë, 15 prill  -Në agjendën e shpifjeve dhe fyerjeve që po vazhdon si fushatë diskredituese e udhëhequr nga
portali  i detitsti Dritzon Salihut dhe e porositur nga qarqe me prapavi të mbrapsht dhe persona shpirtlig, sot persëri përmes një lajmi u tentua të njolloset dhe diskreditohet kryetarja e komunës së Preshevës, znj.Ardita Sinani.

Me këtë rast dëshirojmë të informojmë publikun e gjerë se marrëveshja mes kompanisë prodhuese “Metalka Majur” nga Jagodina dhe SH.P.K. “Vision Group 21 Abania” nga Republika e Shqipërisë është nënshkruar vetëm nga këto dy kompani dhe se Komuna e Preshevës nuk është nënshkruese e kësaj marrëveshje.

Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim të plasojë produktet e kompanisë “Metalka Majur” edhe në tregun e Shqipërisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Qipros, me ç`rast interesi i vetëm i Komunës së Preshevës është krijimi i 50 vendeve të reja të punës me zgjërimin e repartit prodhues më afër Shqipërisë, përmes hapjes së fabrikës në Preshevë.
Sikurse edhe në njoftimin e datës 11 prill, përsërisim edhe një herë se Komuna e Preshevës nuk është palë nënshkruese e marrëveshjes, por do të përcjell me kujdes procesin e mëtutjeshëm me përkushtim serioz për të hapur vende të reja të punës në Preshevë, obligim të cilin kompanitë ia kanë dhënë njëra tjetrës përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

Për të dëshmuar edhe një herë keqinformimin dhe propagandën shpifëse e denigruese të portalit te dentistit Drtion Salihut ne ju ofrojmë si fakt marrëveshjen e nënshkruar në të cilën nuk ka asnjë përgjegjsi komuna e Preshevës pasi që nuk është palë nënshkruese e saj.

Preshevë, 13.04.2017
Ardita Sinani // Kryetare e komunës

SHPËRNDAJE