Partia më e madhe në vend, PDK, është në përgatitje për ndryshimin e Qeverisë dhe, kjo mund të ndodhë nga 10 – 15 shtatori.
PDK-ja e kryeministrit Hashim Thaçi po përgatitet të lidhë koalicion me AAK-në e ish kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Koalicioni PDK- AKR është drejt prishjes. PDK-ja i ka filluar kontaktet me AAK-në për krijimin e një koalicioni të ri, që do të ndodh nga 10 deri më 15 shtator. Oferta e PDK-së për AAK-në është që postin e zëvendëskryeministrit t’ia ofrojë Ramush Haradinajt. Po ashtu, AAK-së, përveç ministrive tjera, do t’i ofrohet edhe Ministria e FSK-së”, ka thënë burimi i gazetës brenda Qeverisë së Kosovës.

SHPËRNDAJE