Lideri opozitar Edi Rama deklaron se nuk do të votojë reformën zgjedhore pa ndryshuar KQZ. Në editorialin e të shtunës titulluar “Palë me Plehrat”
Rama shkruan se, “kjo KQZ i duhet kryeministrit Berisha, pasi në vend që t’i çelë rrugën një kompromisi të ndershëm konstruktiv për Reformën Zgjedhore, është i gatshëm të sakrifikojë deri në fund këtë prioritet kyç për afrimin e Shqipërisë me Familjen Europiane, vetëm e vetëm për të mos e mbyllur thertoren elektorale në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Sigurisht që opozita nuk mund të votojë një Reformë Zgjedhore që nuk ndryshon KQZ-në dhe nuk garanton transparencën e zgjedhjeve’- nënvizon kryesocialisti Rama, i cili duke iu referuar vendimit më të fundit që con në kushtetuese janarin e vitit të ardhshëm cështjen e mbajtjes së referundimit për importin e plehrave, shprehet se Arben Ristani nuk zhgënjeu, por qëndroi në lartësinë e reputacionit të tij,duke zgjedhur plehrat.

Por Rama thotë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë vetiu edhe vetë referendumi, ku vota kundër këtij pushteti të vjedhur për të vjedhur e ndotur Shqipërinë do të jetë njëkohësisht edhe votë për të zhbërë ligjin famëkeq të importit të plehrave.

Në mbyllje të editorialit Rama bën një krahasim duke thënë se, “opozita nuk mund të jetë njësoj me ata që bëhen palë me plehrat dhe që Llotarinë Kombëtare e kthejnë në bixhoz familjar për të përfituar paratë e popullit”.

SHPËRNDAJE