Kreu i Bashkise Edi Rama i dorëzon “Çelësin e Tiranës” Presidentit të Kosovës Behxhet Pacolli. Në një dalje publike për mediat, Pacolli deklaroi se Rama ka bërë një punë të mirë.

“Ishte një moment i këndshëm dhe nuk do të jetë vizita ime e fundit. Unë do të vij dhe do ta vizitoj, pasi aty ku ndërtohet është dhe vendi im”.

Ndërkaq, pas fjalës së presidentit, Rama u shpreh se kjo ishte një vizitë e bukur.

“Kjo ishte një vizitë e bukur dhe nuk kishte ditë me të përshtatshme për ta pritur Presidentin. Unë i dorëzova “Çelësin e qytetit” dhe duke i shtrënguar dorën e vëllazërimit, bashkëpunimit, dhe në të njëjtën kohë, që kufiri tashmë bëhet simbolik” tha me tej Rama.

SHPËRNDAJE