Tiranë, 17 dhjetor (AIK-Presheva Jonë)

Rama: Do të bashkëpunojmë me PD në KiE për raportin, Dik Marti, një sharlatan

“Ne do të unfikojmë plotësisht qëndrimin me përfaqësuesit e PD-së në këshillin e Europës, kur të diskutohet në asamble ky raport i mbushur me shpifje dhe me baltë dhe do të bëjmë detyrën ndaj së vërtetës për të kthyer mbrapsht atë shpifje”, ka thnënë Edi Rama.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka cilësua si një shpifje dhe fyerje ndaj shqiptarëve raportin e Dick Marty për luftën e Kosovës. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Rama ka theksuar se përfaqësuesit e PS-së do të janë bashkë me ata të PD-së për të rrëzuar raportin e Martit në Këshillin e Europës.

“Ne do të unfikojmë plotësisht qëndrimin me përfaqësuesit e PD-së në këshillin e Europës, kur të diskutohet në asamble ky raport i mbushur me shpifje dhe me baltë dhe do të bëjmë detyrën ndaj së vërtetës për të kthyer mbrapsht atë shpifje”, tha Rama.

Ai u shpreh se për PS-në hartuesi i raportit është një sharlatan që hedh baltë mbi të vërtetat.

“Në pikëpamjen tonë hartuesi i këtij raporti është thjesht një sharlant që i shtohet zogorisë së sharlatanëve që në histori kanë bërë keq e shumë më keq për të goditur shqiptarët në çështjen e tyre”, tha sot Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.

SHPËRNDAJE