Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, është njê djalë i edukuar, arsimuar por edhe shumë reprezentativ, i cili me përgjegjësi, tash e sa vite po kanalizon shqetësimet e grupacioneve te ndryshme qytetarësh në këto treva, si në Beograd, Prishtinë apo Tiranë, poashtu edhe tek instancat ndërkombëtare, ku si rezultat i qasjes profesionale e pa ngarkesa te inferioritetit, ai po rezulton i suksesshëm në punën dhe detyrat e tij.

Ragmi Mustafa është kuadër i Partisê për Veprim Demokratik, por, prej kohës kur e drejton KNSh-në, tek z. Mustafa nuk mundesh me vrejtë ngjyra partiake, por vetëm profesionalizëm dhe gadishmëri për asistencë gjithpërfshirëse.

Ndërë shumë qështje që kanë marrë rrugë të mbarë për zgjidhje, Ragmiu së fundi ishte (fundja thuani se rastësisht) ai i cili e zgjidhi problemin e teksteve mësimore për nxënësit, problem ky shumë serioz, për zgjidhjen e të cilit viteve të fundit janë bërë përpjekje të parreshtura.

Ndër tê tjera, z. Mustafa përmes KNSh, në vazhdimsi ka treguar gadishmërine e tij dhe jo vetëm, që të jetë ura më e sigurtë mbi të cilat mund të kalojnë çdo interes i shqiptarëve të kësaj ane, e që shumë rezultate në këtë kuadër pritet të vijnë shumë shpejt.

 

 

 

 

 

SHPËRNDAJE