Kryetari i kësaj shoqate Xhemaledin Salihu, i cili vizitoi vendin ku është duke u punuar theksoi se kjo është një nismë e mbarë, kurse apeloi tek të gjitjë që ta përkrahin këtë projektë, por assesi nuk guxon të cenophet trashëgimia kulturore e Kalasë së Preshevës, kurse ai nuk sheh se një gjë e tillë është duke ndudhur.Salihu, gjithashtu bëri të ditur se të gjitha eksponanet që gjenden, duhet të ruhen, ndërsa nëse ky projektë arrin qëllimin për të pas turistë të ardhshëm, atëher projekti do të jetë mëse i suksesshëm.

Preshevë, 17 qershor/ AIK-Presheva Jonë

Projekti i rregullimit të shtegut deri tek Kalaja e Preshevës, është njëri ndër projektet më të rëndësishme të cilat i përpiloi dhe realizoi Zyra për zhvillim ekonomik lokal e Komunës së Preshevës për vitin 2011, ndërsa punët janë duke vazhduar të cilat janë në fazën e parë. Ky project kap vlerën e 3.2 milion dinarëve, kurse financohet nga Ministria e Ekonomisë dhe zhvillim ekonomik regjional – Shërbimi nacional i punësimit, ndërsa bashkëfinancues është komuna e Preshevës. Në këtë projektë janë të punësuar 23 persona, në kohë të caktuar prej 4 muajsh, ndërsa implementohet nga Ndërmarrja Publike “Mravica”. Rëndësia e këtij projekti është e shumfishtë, deklaroi përfaqësuesi I pushtetit local Muharrem Agushi, i cili është i ngarkuar për përcjelljen e punëve. Qëllimi i vetëm i rregullimit të shtegut deri te Kalaja e Preshevës, është që qytetarët e komunës dhe qytetarë të shumtë ta vizitojnë kalanë, e jo për qëllime tjera, bëri të ditur Drejtori i NP “Moravica”. Projekti ka rëndësi kulturore dhe ekonomike, ngase afirmon vlerat kulturoro – historike të komunës së Preshevës, pasiqë Kalaja e Preshevës, është një lokalitet jashtëzakonishtë i çmueshëm në aspektin arkeologjiko – historik, hulumtimi i së cilës do të jetë detyrë parësore e institucioneve arsimore dhe të kulturës, kurse dimensioni ekonomik i projektit do të ishte në themelimin e organizatës turistike komunale, që është ndër qëllimet e strategjisë së zhvillimit të Komunës së Preshevës, deri në vitin 2016, dhe kompletimin e ofertave turistike vizitorve të mundshëm.

Mbështetje projektit për rregulliminë e shtegut deri tek Kalaja e Preshevës, i ka dhënë edhe Shoqata për Trashëgimi Kulturore në Preshevë. Kryetari i kësaj shoqate Xhemaledin Salihu, i cili vizitoi vendin ku është duke u punuar theksoi se kjo është një nismë e mbarë, kurse apeloi tek të gjitjë që ta përkrahin këtë projektë, por assesi nuk guxon të cenophet trashëgimia kulturore e Kalasë së Preshevës, kurse ai nuk sheh se një gjë e tillë është duke ndudhur.Salihu, gjithashtu bëri të ditur se të gjitha eksponanet që gjenden, duhet të ruhen, ndërsa nëse ky projektë arrin qëllimin për të pas turistë të ardhshëm, atëher projekti do të jetë mëse i suksesshëm. Projekti i rregullimit të shtegut deri tek kalaja, ka rëndësi kulturore dhe ekonomike, ndërsa qëllimi është që numër konsiderueshëm i qytetarëve të komunës së Preshevës, por edhe të vendeve tjera ta vizitojnë këtë vend, pasi në të afirmohen vlerat kulturore dhe historike të Preshevës.RTV Presheva

SHPËRNDAJE