Kryetari i Partise Demokratike Shqiptare ne Presheve, Ragmi Mustafa, sot ka reaguar permes llogarise se tije ne facebook kunder pikes kufitare ne Mucibabe ndaj policise se Kosoves te cilet sipas tij po e veshtiresojne qarkullimin e luginasve kah Republika e Kosoves:

Reagimi i plote i z. Mustafa:

Sot, një ditë para zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës, policia e shtetit të Kosovës në vendkalimin kufitar Muçibabë ndërmjet shqpiptarëve dhe vet shqiptarëve zbaton masa të hekurta kalimi të shqiptarve të Preshevës drejt vëllezërve e motrave të tyre në Kosovë. Kontrollimet rigoroze për vaksinat Covid 19 nga ana e policisë pa prezence të personelit mjekësor kanë krijuar kolona të gjata dhe pritje më shumë se dy orë vetëm për kontroll të një autobusi. Në këtë pikë kalimi kufitar nga vetëm një autobus janë kthyer gjer njëzet shqiptarë kinse për arsyen e mosvaksinimit edhe atyre personave më të rinjë se 18 vite moshë. Nga ana tjetër, ka disa dokumente që lëshohen nga ana e institucioneve shëndetsore për kalim kufijsh gjithmonë sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe që vlejnë në gjith botën. Me të njejtin dokument është Kalu kufiri në Shqipëri, Maqepdoni e Veriut dhe kudo në Evropë. Në Muçibabë shqpiptarët kthehen edhe ate me sjellje acaruese e kërcnuese nga ana e zyrtarëve policor vëllezër tanë. Kërcnoni, ndani flakaresha, shqelma e edhe na vritni nëse doni, se shqiptaprët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit nuk do të protestojmë kundër Kosovës, nuk do t’ua kthejmë flakareshat, shqelmimet, përbuzjet qe besa as plumbat kurrë si që bëjnë serbët e veriut të Republikës së Kosovës. Ne, do të vazhdojmë flijimin tonë vetëm e vetëm për të parë Kosovën në Europë, NATO dhe OKB. E Ju, policia e shtetit të Kosovës mos luani rolin e shtetit policor sepse Kosova është shtet demokratik e JO policor.
P.S. Ngjarjen, sot e kam parë vetë, dhe ishte tmerr i vërtetë! Aty kalojnë vetëm shqiptarët! #edhenequhemikosovë

#rroftë demokracia
#rroftëRepublikaeKosovës. RM

 

SHPËRNDAJE