
Anton Quni, anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur për mundësit e realizimit të koalicioneve me partitë e tjera politike.
Ai ka pohuar se LDK-ja duhet të ketë hapësirë për të implementuar programin e saj qeverisës.
“Unë nuk kam personalisht vija të kuqe për kundër gjitha atyre frustrimeve dhe konfuzioneve që janë shkaktuar, këto janë çështje që diskutohen në organet më të larta të LDK-së .”, tha Quni
“Janë shumë të panjohura të cilat do të munden me u diskutu, ne e kemi një program politik me të cilin kemi bërë ofertë qytetarëve dhe për të cilin ne besojmë se Kosovën e nxjerr nga ky qorrsokak. Edhe nëse ne arrijmë si parti politike me implementu programin tonë qeverisës, atëherë duhet të merren në konsideratë të gjitha opsionet”, ka thënë Quni në RTV21.