Dijetari dhe patritoti i dy mileniumave Rexhep Qosja në një intervistë dhënë së fundit një mediumi, të cilën sot e përcjellë edhe gazeta SHQIP ai edhe pse pyetet për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën..burri botës nuk flet asnjë fjalë për to ?! Apo,  siq thotë populli: pyetet për lisa, e ai flet për fshisat…Vetem Rexha i nanës së “montenegros” e din pse anashkaloi keto troje shqiptare, të vetmet nën administrimin serbë… Nëse ky Qosja jonë , që i ka dalur leshi bardhe për shiptari, atëherë cfarë mund të pritet nga të tjerët ?!..Qou vadis akademikë tanë…

 

Ja pyetja për te dhe përgjigja e Qosjes :

Press : Cila ka qenë në atë kohë kur erdhët në Kosovë, gjendja e shqiptarëve në Mal të Zi. Unë kam përshtypjen se edhe shqiptarët në Maqedoni, por edhe pjesa e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, kanë qenë gjithmonë dy herë më të shtypur se shqiptarët e Kosovës?

REXHEP QOSJA : Po, në Mal të Zi, atëherë pas viteve ‘55-‘56, u mbyllën shkollat. Të mesme nuk ka pasur, po as tetëvjeçare (atëherë ishin 7-vjeçare). Një numër i madh i nxënësve iku për në Shqipëri, një numër tjetër për Kosovë dhe gjendja e shqiptarëve ka qenë e rëndë në Mal të Zi, madje shpeshherë kam thënë dhe e them, sepse e dija, e njihja situatën. Trajtimi i shqiptarëve, sjelljet ndaj shqiptarëve kanë qenë shumë brutale. Shqiptarët e Kosovës kanë ndier siguri sado pak, meqë numri i madh, i bën njerëzit të jenë më të sigurt. Në Mal të Zi, shqiptarët kanë qenë pak në numër dhe më rrallë kanë banuar kryesisht në fshatra. Shtëpitë në fshatra janë më të rralla, më larg njëra-tjetrës dhe sjelljet e tyre kanë qenë të rënda, pra është ndier një pasiguri e hatashme. Aq e hatashme, saqë unë mund të them se kur erdha në Kosovë atë pasiguri që e ndieja unë dhe shqiptarët në Mal të Zi, nuk e kemi përjetuar këtu, pasi numri i shqiptarëve ishte i madh dhe normalisht edhe numri i nxënësve, të cilët na krijonin një ndjenjë sigurie. Megjithatë edhe në Kosovë situata ka qenë shumë e rëndë, trysnia e organeve të sigurimit, UDB-së ka qenë e tmerrshme dhe varfëria e madhe. Kjo varfëri mund të skicohet me faktin se nxënësit nuk kishin pallto dhe mantela (xhup) në dimër. Na çonin të laheshim një herë në javë në hamamin e qytetit në janar në mes të ftohtit dhe ktheheshim ndoshta ende pa i fshirë flokët, ashtu të lagur.

SHPËRNDAJE