Shkruan Albana FERATI

Kryeministri i sapo zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti dje ka mbajtur fjalimin e të parë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. “Unë zotohem këtu para jush që do të jap maksimumin e aftësive dhe kapacitetit tim për të mirën e të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim.” tha nder tjera kryeministri i posazgjedhur z.Kurti me shprese qe ketu ai ka menduar edhe per ketegorine e njerezve ne aftesi të kufizuara dhe invalidëve, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Me cfare fytyre gjate fushatave zgjedhore ne Kosove kerkohet vota ne spitale, kesaj shtrese te njerezve me aftesi te kufizuara, kurse drejtuesit e shtetit me “aftesi dhe te meta te pakufizuara” ju kufizojne kushtet, te ardhurat shkollimin e kesaj kategorie njerezish, a s’eshte turp kjo ?!. Pradaj, kjo kategori njerezish tash e tutje duhet te trajtohet me ndryshe dhe Qeveria e re duhet t’i drejtoje syte kah ta, me shperese se do te beje me shume per ket pjese te shoqerise sone!

 

Shteti t’mos i lë në harresë personat me aftësi të kufizuara

Sot ne Kosove jane mbi 100 mije njerez me te meta fizike dhe aftesi te kufizuara, perfshire ketu edhe invalidet. Pra siq shifet shifra te medha, por pune e vogel eshte bere deri tash nga institucionet per kete lloj kategorie njerezish, te cilet jan pjese e shoqeris sone. Mandje ketu hyn edhe kategoria e personave te cilet janë te prekur me semundjen e autizimit, ata te sindom dawn.

Aktualisht fëmijët me autizëm në Kosovë përballen me njer ser problemesh e vështirësise se  natyrave te ndryshme duke filluar nga procesi i diagnostikimit, e deri te rehabilitimi i tyre. Por, sfida më e madhe për fëmijët me autizëm mbeten shërbimet e shtrenjta mjekesore prej diagnostikimit e deri tek arsimimi i tyre. Sipas organizatave joqeveritare, numri i fëmijëve me autizmëm në Kosovë, llogaritet të jene mbi 600, shifra ket te cilat mund te jene edhe me te medha.

Fetah Rudi, eshte deputeti i parë kosovar me karrocë në Kuvendin e Kosovës. Puna me infrastrukturën e nevojshme për t’i ofruar atij dhe personave tjerë me nevoja të veçanta që do të kenë nevojë të qarkullojnë në objektin e Kuvendit të Kosovës.

 

Qeveria Kurti te ven për prioritet permesimin e kushteve te ketegorise se njerezve ne aftesi të kufizuara dhe invalideve

Ai per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ka thëne se Qeveria jone aktuale do kete rrespekt dhe parasysh jo vetem invalidet por edhe kategorite tjera te njerezve me te meta te kufizuar, per t’ju krijuar kushte me te mira, meqe edhe ata jane pjese e shoqerise sonë.

Numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara të përfshirë në sistemet e edukimit parashkollor dhe fillor në Kosovë është shumë i vogël. Vetëm 10 deri në 11 për qind e fëmijëve me aftësi të kufizuara janë të përfshirë në sistemin e edukimit në gjithë vendin.

Nuk janë të rralla rastet, kur personat me nevoja të veçanta kërkojnë punë e refuzohen nga institucionet e vendit. Por, se sa është numri i këtyre personave në vend e sa prej tyre janë të punësuar, nuk dihet saktësisht.

Ne mesin e rreth 12 mijë personave sa janë të punësuar sot në Ministritë dhe institucionet e tjera të nivelit qendror (shërbimi civil), me nevoja të veçanta janë vetëm 70 të punësuar, ndonëse sipas ligjit do të duhej të ishin minimum 200 të punësuar.

Skema e pensioneve për personave me aftësi të kufizuar fletr se aty janë mbi 18 mijë përfitues (te moshes 18-65 vjeçare) Ndëra skema tjeter për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuar janë rreth 2500 familje, ku përfshihet grupmosha deri në 18 vjet. Kurse ne Skemën për paraplegjikët dhe tetraplegjikët aktualisht janë diku afro dy mije përfitues si dhe nga skema për personat e verbër dhe me të pamur të dobësuar janë po ashtu gati dy mije apo me saktesisht 1.798 përfitues.

Aksesueshmëria e personave me aftesi të kufizuar në instuticionet e qytetit le shumë për të dëshiruar sa i përket përshtatshmërisë në insfrastukturë.

Per dallim nga vendet evropiane sot ne Kosovë kjo kategori vazhdon te përballet me halle dhe probleme të shumta cka e bejne qe shumë persona me aftësi të kufizuar të privohen nga marrja e shërbimit në shumë instuticione. Duke filluar nga instuticione shëndetësore dhe për të vijuar në të gjitha instuticionet në nivel lokal.

Për fund mbetemi me shprese se Qeveria e re e Kosoves ne krye me z.Albin Kurtin do te t’i ket parasysh ndaj kesaj kategorie njerezish, jo vetem duke u permendur neper konferenca, gjoja si kemi harruar, por eshte koha e fundit te behet dicka konkrete per ta, duke i vene si prioritet permesimin e kushteve te ketegorise se njerezve ne aftesi të kufizuara dhe invalideve!

SHPËRNDAJE