Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se janë duke pritur thirrje nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që të takohen për mandatarin

I pyetur nga mediat para selisë së partisë, Mustafa tha se do t’i përgjigjen thirrjes së presidentit.

‘Po presim nga presidenti kur po na thërret dhe ne do t’i përgjigjemi thirrjes së tij”, ka deklaruar kreu i LDK’së.

Tutje, ai ka komentuar edhe deklaratën e kreut të Qeverisë në detyrë, Albin Kurtit që tha se Mustafa po e përdor shkopin më shumë për të goditur Vjosa Osmanin.

“Është e ulët që dikush flet ashtu për një grua për një nënë”, ka thënë Mustafa, raporton T7.

Presidenti i vendit, Hashim Thaci ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do t’i marrë hapat për formimin e qeverisë.

Tashmë LDK’ja ka filluar procedurat e para për koalicion me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe pakicat.

SHPËRNDAJE