« Nëse Dacic dëshiron të fitoj në zgjedhjet e 6 majit në Serbi ka forma tjera të fushatës dhe jo të terrorizoj shqiptarët etnik në Luginën e Preshevës, me provokime dhe aksionet  e fundit të xhendarmerisë serbe kundër të rinjëve  në vendbanimet shqiptare në Bujanoc…», ka pohuar sot zv.kryeministri i RK Dr.Hajredin Kuci për agjencinë informative kombëtare « Presheva Jonë » duke komentuar aksionet  e sotme të xhandermerisë serbe në Bujanoc,  ku pasoi me bastisje dhe arrestime të tetë te »rinjve shqiptarë.

 

 

 

Prishtinë, 4 maj

 

 

«Qeveria jonë është e shqetësuar dhe preokupuar me zhvillimet e fundit aalrmante  në Luginën e Preshevës, sidomos me aksionet  e sotme të xhandarmerisë serbe në disa fshatra të komunës së Bujanocit duke arrestuar tetë të rinjë shqiptarë..» ka deklaruar zv.kryeministri i dhe ministri i Drjetësisë së Republikës së Kosovës  dr. Hajredin kuci për agjencinë informative kombëtre « Presheva Jonë »

 

Zv.kyreministri Kuci duke kekruar nga Beogardi të heq dorë nga forca dhe dhuna mbi shqiptarët e Luginës së Preshevës, ka pohuar se « Serbiame aksionet e fundit në Buajanoc po prodhon destabiliet, duke dëshmuar se nuk është e interesuar për paqë në rajon.”  Sikur Kosova edhe Serbia sot ka nevojë për stabiliet dhe provokimet e tilla nuk i kontrbuojnë paqes aq më tepër kur jemi në procesin e dialogut  për një perspektivë më të mirë kah Evropa, si dy vende fqinje…ka pohuar në vazhdiom z.Kuci.

 

“Nëse vazhdon kështu Serbia tapërdor forcën kundër shqiptarëve entik në Luginën e Preshevës për cdo eskalim të situatës në rajon Beogradi është përgjegjëse», ka pohuar në fund zv.kryeministri i Republikës së Kosovës dr.Hajredin Kuci për “Presheva Jonë”.

 

 

Sipas z.Kuci « nëse Dacic dëshiron të fitoj në zgjedhjet e 6 majit në Serbi, ka metoda dhe forma tjera të fushatës dhe jo të terrorizoj shqiptarët etnik në Luginën e Preshevës, me provokime dhe aksionet  e fundit të xhendarmerisë serbe kundër të rinjëve  në vendbanimet shqiptare në Bujanoc…»

SHPËRNDAJE