Moslargimin e znj.Tahiri nga dialogu e ka konfrimuar po ashtu për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”  edhe zëvendëskryeministri i RK dr.Hajredin Kuci, Ministër i Drejtësisë. Znj.Tahiri raportimet e fundit kur përfolet emri i saj, i ka konsideruar si të njohura, tashmë si « spekulime tradicionale ».

Prishtinë, 22 qershor
Qeveria e Republikërs së Kosovës sot ka demantuar përmesi agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë” shkrimet e disa mediave gjoja « kryeministri Thaci paska larguar nga dialogu Edita Tahirin » Lidhur me këto raportime  kryenegociatorja  e palës kosovare në bisedimet e Brukselit me Serbinë dr. Tahiri për agjencinë « Presheva Jonë » ka deklaruar se «se ajo keto shkrime të disa mediave te pakta jane tendencioze » . Madje, znj.Tahiri raportimet e fundit kur përfolet emri i saj i ka konsideruar si të njohura, tashmë si « spekulime tradicionale ». Në vazhdim takimin me  diplomatin Cooper Znj.Tahiri e ka cilësuar të frytshëm, që sipas saj negociata normalisht duhet të ristartojnë në shtator, ku Qeveria e Kosovës qëndron githnjë në rekomandimet e saj ndaj Beogradit se nuk ka vazhdim të dialogut pa implementimin e gjitha marrëveshjeve nga ana e Serbisë.
Moslargimin e znj.Tahiri nga dialogu e ka konfrimuar po ashtu për agjencinë tonë edhe zëvendëskryeministri i RK dr.Hajredin Kuci, minsitër i drejtësisë Një zyrtar nga kabineti i Qeverisë së Kosovës në fund na deklaroi se « ju gazetarët ose shkruani si ka hije, ose ne s’kemi kohë me marre me juve, me demantu për cdo ditë..ne kemi punë shumë më serioze se sa me u hangër me shkrimet e juaja»
SHPËRNDAJE