Gjatë ditës së sotme, familjarët kanë njoftuar se ka ndërruar jetë profesor Qenan Hetemi nga fshati Corroticë e komunës së Preshevës. I ndjeri ishte 61 vjecar dhe po vijonte punën si arsimtarë në shkollën fillore të fshatit Corroticë, ku po jepte gjuhën shqipe.
Qenani ishte intelektual tipik, i arsimuar, i dashur e i qetë, por edhe i angazhuar në jetën publike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Paralel me punën e tij si misionarë i arsimit shqip në Luginë, z. Hetemi e kishte vazhduar edhe si i angazhuar politikisht nëpër disa etapa, ku ka kontribuar mjaftë në procese të rëndësishme për qytetin e Preshevës.
Qytetarët, por edhe miqt e shokët do ta kujtojnë gjithmonë z. Qenan Hetemi si zotëri i ndershëm, puntor e patriot, si i tillë do t’iu mungojë jo vetëm familjes, por gjithë shoqërisë.
I qoftë i lehtë dheu i vendlindjes, ndërsa familja dhe shokët e kujtofshin përherë ashtu sic e jetoi jetën, i buzëqeshur e plot pozitivitet.