Lëvizja Qytetare VATRA kundërshton kthimin e librave për në Kosovë dhe kërkon që këto libra të shkojnë në destinacionin për çka edhe janë dhënë donacion nga MASHT-i i qeverisë së Kosovës.
“ Librat duhet të shkojnë tek nxënësit shqiptar në Kosovën Lindore e mos të kthehen në Republikën e Kosovës”, në të kundërtën Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të marr masa të njëjta reciprociteti në fushën e arsimit, ku si masë e reciprocitetit të jetë ndalimi i përdorimit të teksteve mësimore të Republikës së Serbisë në Republikën e Kosovës, thuhet në reagimin e Lëvizjes Qytetare “Vatra”.