Partia Socialdemokrate ka njoftuar për një konferencë të jashtëzakonshme që do të mbahet nesër në selinë e st saj.

Në njoftimin e shkurtër thuhee kryetari i partisë Dardan Molliqaj dhe anëtari i kryesisë Dren Kukaj, do të paraqesin para mediave një rast të përdorimit politik të policisë nga ana e partisë në pushtet.

“I ftojmë të gjitha mediat që nesër në ora 11:00, në zyrat e PSD-së (rr. Bajram Kelmendi, Nr 68), të marrin pjesë në një konferencë të jashtëzakonshme, ku kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj dhe anëtari i kryesisë Dren Kukaj do të paraqesin para publikut një rast flagrant të përdorimit politik dhe të kundërligjshëm të policisë nga ana e partisë në pushtet”, thuhet në njoftim.

SHPËRNDAJE