Në Bihar të Indisë, kandidatët për ushtarë janë detyruar të zhvishen vetëm në brekë, që të mos kenë prej nga të kopjojnë teksa përfundojnë testin me shkrim.

Në fotografinë e botuar në Indian Express, shihen dhjetëra meshkuj këmbëkryq, teksa plotësojnë testet të mbikëqyrur nga ushtarët në uniformë.

Kjo formë e pazakontë e nënshtrimit të testimit është arsyetuar nga autoritete ushtarake si “parandalimi më i mirë nga kopjimet”.

“Me rastet e shpeshta të kopjimit përmes letrave dhe pajisjeve të mençura, e kemi zgjedhur këtë formë që të zbulojmë dijen e secilit”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

SHPËRNDAJE