Promovimi i librit Pellazgo- Dardanët nga Atlantida deri në hënë- Troja, Roma, Shiptarët nga autori Orhan Rexhepi u promovua sot në sallën e kuvendit në Preshevë. Në promovimin e këtij libri i cili është edhe i pari i këtij lloji në vendin tonë prezantuan shumë mysafir të grup moshave të ndryshme me theks të veçantë dashamirë të librit, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

Preshevë, 21 prill

Orhan Rexhepi,ka bërë përurimin e librit të tij historik,që sipas tij,është tejet i rëndësishëm për popullatën shqiptare  në përgjithësi. Rexhepi i ka deklaruar gazetarit tuaj ,se këtë libër e ka punuar me vite të tëra që me fakte e argumentuese ka paraqitur lashtësinë e popullit shqiptar. Ai ka hulumtuar në arkiva të ndryshëm për gjetjen e fakteve për historikun e trungut shqiptar,në veçanti ka shfrytëzuar shërbyer të dhënat e historianëve,gazetarëve dhe hulumtuesve të njohur botëror që kanë shkruar për gjenezën e popullit shqiptar nga pellazgët e deri në ditët tona. Rexhepi i ka thënë gazetarit tuaj se ky libër është i pari i tij dhe do të jetë i fundit.

 

Është më rëndësi të cekim se libri në fjalë mund të shërbej si enciklopedi për të gjithë që dokumenton  lashtësinë dhe zhvillimin e historisë së popullit shqiptar. Në këtë libër që është tejet voluminoze qindra faqe,Rexhepi paraqet edhe doket dhe zakonet e shqiptarëve,në veçanti për besën shqiptare. Ai thotë se besa shqiptare mund ti jepet vetëm e shqiptarëve mes vete e assesi nuk i jepet besa ndonjë joshqiptari.

 

Në Preshevë është përuruar sot  librit Pellazgo- Dardanët nga Atlantida deri në hënë- Troja, Roma, Shiptarët nga autori Orhan Rexhepi u promovua sot në sallën e kuvendit në Preshevë. Në promovimin e këtij libri i cili është edhe i pari i këtij lloji në vendin tonë prezantuan shumë mysafirë të moshave të ndryshme me theks të veçantë dashamirë të librit. Moderatorët lexuan disa pjesë të shkëputura prej këtij libri duke përfshirë kapitujt më kryesorë.

 

Pellazgo- Dardanët- iliro- shqiptarët i kanë ndarë dhe i ndajnë shumë gjëra, por ata i ka bashkuar dhe i bashkon, mbi të gjitha gjaku dhe gjuha e tyre. I bashkon etnogjeneza e tyre e përbashkët, i bashkon trungu i fortë i tyre, i lashtë e stërlashtë, më i lashti. Sipas të dhënave në këtë libër i bashkojnë gjenet e njëjta dhe formimi i tyre psikik e shpirtëror e që e ka burimin nga parahistoria njerëzore. I bashkon arti dhe kultura e njëjtë. Sot i bashkon gjuha e unifikuar letrare dhe alfabeti i përbashkët. I bashkon flamuri, kombi dhe emri i vetëm i tyre, shqiptar. Autori, Orhan Rexhepi në fjalimin e tij ka dhënë detajet e përmbajtjes dhe hulumtimeve studimore që ka bërë gjatë periudhës parapërgatitore të këtij libri. Në fund të këtij promovimi, autori, Orhan Rexhepi në fjalën e tij tha se 12 plus 12 muaj, 12 orë në çdo dy ditë, përmblodha ashtu si dita dhe sa dita 12000 vjetët e popullit tonë të vuajtur, të stërvuajtur, të baltosur, të shtypur e të shkelur, të shtrirë për tokë, por ama, në këmbë.

 

Libri me titullin Pellazgo- Dardanët nga Atlantida deri në hënë- Troja, Roma, Shiptarët nga autori Orhan Rexhepi nuk do të jetë në shitje por është dhuruar falas për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe më gjerë. Theksojmë edhe atë se gjatë tërë kohës  së promovimit të  këtij libri,janë shfaqur skena recitali dhe janë recituar poezi të shoqëruara me muzikë motive atdhetare. Orhan Rexhepi,autori i këtij libri voluminoz ka vuajtur edhe shumë në burgjet e Serbisë për qëndrimet e tija atdhetare dhe në luftën e fundit ishte pjesëtar i UCPMB-së dhe aktualisht është lider i LKSH-së dhe luftoi për të mirën e popullit shqiptar jo vetëm të popullit shqiptar të Luginës së Preshevës por edhe më gjer./AvJu

SHPËRNDAJE