PRISHTINË, 19 Shkurt /ATSH-B.Jashari/.- Prishtina sot në mëngjes ishte e mbuluar nga bora, pas reshjeve që vijuan gjatë gjithë natës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës deklaroi se reshjet e shiut, të cilat filluan dje në pjesen e dytë të ditës kanë vazhduar edhe gjatë natës, por pas rënies së temperaturave në 0 gradë u shëndrruan në borë në shumë territore të Kosovës, kryesisht në veri e verilindje, jug dhe juglindje të vendit.

Këto reshje me intensitet të ulët do të vazhdojnë edhe sot në pjesën e parë të ditës duke krijuar shtresa të ulëta të borës.

Temperatura më e ulët u shënua 0 gradë Celcius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 2-4 gradë. Era do të fryjë nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Prishtina-bore-foto-ATSH-Behlul-Jashari-19shkurt2017-mengjes-11Parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik ishin se, Kosova gjatë dy ditëve të fundjavës do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu, ndërsa në zonat malore me lartësi deri 800 metra mbi nivelin e detit do të ketë edhe reshje bore./m.m/

SHPËRNDAJE