Princi i Wellsit, Charles, bashkë me dukeshën Cornwll, sot pasdite do të mbërrijë në Kosovë. Ata nesër do të fillojnë vizitën zyrtare në vendin tonë. Kurse, dje në Kuvendin e Serbisë, princi Charles ka përmendur Nënë Terezën dhe Rita Orën.
Ai do të takohet me presidenten Jahjaga, ku edhe do të bëjë homazhe në Memorialin “Heroinat”, pastaj do të ketë një pritje nga Ambasada Britanike në Kosovë. Ai do ta vizitojë edhe KFOR-in, si dhe do të jetë i pranishëm në një konferencë ndër-fetare.
Me vizitën në Kosovë, Charles dhe dukesha Cornwll përfundojnë turneun e tyre gjashtë ditor në shtetet e Ballkanit.
Princi i Wellsit, Charles dje ka mbajtur sot një fjalim në Parlamentin e Serbisë, ku ndër të tjera ka folur për pajtimin në rajon.
“Gjurmët dhimbshme të historisë duhet të njihen dhe të pranohen por problem mbetet se si të tejkalohen: Me dialog, sport, drejtësi për viktimat e dhunës, programe shkollore. Kur flasim për historinë, ajo duhet të bëhet me sinqeritet. “, tha Princi Charles.
Si një shembull i pajtimit ai përmendi Marrëveshjen e Paqes të vitit 1998, e cila i dha fund tre dekadave dhunë nà « Irlandën e Veriut, aktorët kryesore e të cilit ishin republikanët katolikë dhe unionistët protestantë.
Charles ka përcjellë një mesazh të Nënë Terezës” Ne jemi një pikë në oqean, por, oqeani do të ishte më i cekët po të mos ishte ajo pikë’
“Mos harroni të shkuarën por nuk duhet të jeni të burgosur të historisë” ka thënë Charles. Ai ka përmendur Rita Orën.
“Sot, njerëzit nga Ballkani janë të mirënjohur në Britani në shumë fusha: në muzikën bashkëkohore, Rita Ora (të cilën kam pasur kënaqësinë e madhe ta dëgjoj duke kënduar për herë të parë në Londër, javën e kaluar me kitaristin Milos Karadzic MUTIK, dhe violinistin në orkestrën simfonike të Londrës, Roman Simovoni”, ka thënë princi Charles.
Vizitat e mëhershme të Princit të Wales-it dhe Dukeshës së Cornëall-it ishin:
1. Në tetor 1978 Princi i Ëales e vizitoi Kroacinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën.
2. Në mars 1993 Princi i Wales e vizitoi Bosnjën dhe Herzegovinën dhe Kroacinë.
3. Në shkurt 1996 Princi i Wales e vizitoi Bosnjën dhe Herzegovinën dhe Kroacinë.
4. Në gusht 1996 Princi i Wales e vizitoi Kroacinë.
5. Në nëntor 1998 Princi i Wales e vizitoi Maqedoninë.
6. Në shtator 1999 Princi i Wales e vizitoi Kosovën.
7. Në korrik 2004 Princi i Wales e vizitoi Bosnjën dhe Herzegovinën
8. Në mars 2007 Princi i Wales dhe Dukesha e Cornëall e vizituan Bosnjën dhe Hercegovinën.
Princi Charls arrin sot në Kosovë
Princi Charls i Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëshortja e tij, Dukesha nga Cornëall, sot do ta nisin vizitën e tyre zyrtare në Kosovë.
Ata do të arrijnë pasditen e së premtes në Aeroportin e Prishtinës, përderisa të shtunën në mëngjes do ta takojnë presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Bashkë me Jahjagen, Princi dhe Dukesha e Cornëallit do të marrin pjesë në ceremoninë e Memorialit të Personave të Pagjetur, si rezultat i luftës në Kosovë.