E ardhmja jonë është bashkimi kombëtar dhe kjo do të realizohet falë së kaluarës për të parë të ardhmen e ndritur. Kështu deklaroi presidenti i Kosovës Behxhet Pacolli ndërsa mbajti nje fjalim përpara deputetëve të Kuvendit.

“Duhet të ecim përpara për te krijuar të ardhmen tonë, e cila do të jetë një e ardhme e ndritshme”.

“Nuk po propozoj disa tabu, ne kufirin e kemi rënuar më parë. Në saje të së kaluares, ne duhet të ndërtojmë të ardhmen. Bashkimi, do te jetë ashtu siç tha BE, jo me dhunë. Integrimi, të behet nëpermjet takimeve te larta, dmth ligjeve dhe më pas me biznese. Dhe takimet mund të behen edhe me Malin e Zi dhe Maqedoni, jo thjesht formale, pra takimi sipas modelit të BE-së”.

Pacolli më tej vuri në dukje dhe iniciativat e reja të cilat duhet të merren mes palëve, kjo për të gjetur një ekuilibër dhe per një zhvillim ekonomik më fitimprurës.

“Duhet unifikimi i legjislacionit, komunikacionit, dhe dokumentacionit gjyqësor dhe të bizneseve. Lëvizje e lirë edhe të ideve, diturisë dhe kapitalit. Standartizimi i dijes, teksteve të reja shkollore dhe gjuha akademike.

Duhet të filojme punën me energji pozitive. Askush nuk e fsheh idenë e një bashkimi, por duhet te ndjekim aspiratat tona brënda bashkesisë Europiane”.

Ndërkaq, presidenti i Kosovës në fund të fjalimit të tij, deklaroi se vendet tona jane me vonesë për tu fokusur në keto cështje, ndaj dhe puna duhet te nise tani, me energji pozitive, e për këtë, duhet vullnet.


 

Fjala përshëndetëse e Kryetares së Kuvendit.

Për Kuvendin e Shqipërisë është një nder i madh që sot Presidenti i Republikës së Kosovës zoti Pacolli do i adresohet Kuvendit të Shqipërisë dhe përmes Kuvendit të Shqipërisë, të gjithë shqiptarëve. Është një kënaqësi i veçantë që vizita e parë natyrshëm bëhet në Shqipëri. Është një krenari për shqiptarët në Kosovë dhe për progresin që ata kanë bërë që nga koha e pavarësisë.

Ne kemi punuar, kemi koordinuar dhe vlerësojmë përpjekjet e qeverive të Kosovës për rritjen e numrit të vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ne mbështesim dhe përgëzojmë të gjitha përpjekjet e qeverisë së Kosovës për heqjen e vizave edhe për Shqipërinë.

Shqiptarët në Shqipëri, ashtu edhe shqiptarët në Kosovë kemi një projekt të përbashkët, që është rruga e integrimit dhe në emrin tuaj më lejoni që t’u uroj suksese shqiptarëve të Kosovës në këto përpjekj,e duke shprehur sigurinë se Presidenti i sapozgjedhur i Republikës së Kosovës, do japë një kontribut të veçantë në të gjithë këto përpjekje.

Padyshim përkushtimi i dy vendeve tona ndajvlerave të përbashkëta euroatlantike, përbëjnë platformën e sigurtë për zgjerim dhe konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona. Aktualisht ato janë futur në një fazë të rëndësishme të zhvillimit të tyre dhe kanë një dinamikë të ngjeshur, për të cilën ne po punojmë çdo ditë dhe çdo orë.


Fjala e Presidentit të Republikës së Kosovës, zotit Behgjet Pacolli, drejtuar Parlamentit të Shqipërisë

E nderuar kryetare e parlamentit, zonja Jozefina Topalli,

Të dashur deputetë të Shqipërisë,

Siç mund ta kuptoni, mundësia e lartë për t’ju drejtuar kësaj salle të nderuar është një burim emocionesh të forta për dikënd që sapo e ka nisur detyrën e Presidentit të shtetit më të ri të shtetit në botë, të Kosovës.

Ndaj do ju lutesha të më mirëkuptonit për ndonjë luhatje emocionale të zërit.

Mos ma merrni për të madhe fjalën, se ndoshta fjala nuk ka qenë gjithnjë pika ime më e fortë. Unë kam vepruar në jetë. Megjithatë e para ishte fjala, prej ku ja fillova.

Të dashur vëllezër të Shqipërisë,

Po vij në Tiranë në të parën vizitë jashtë Kosovës, si president i Republikës.

Pasi u përkrye procesi i krijimit të institucioneve derisa po na mbërrijnë fjalë përgëzimi nga kryetarët e shteteve më të mëdha të botës, vendosa të nis vizitën prej këtej, prej Shqipërisë, prej Shqipërisë time, prej Shqipërisë shtetit amë, me ftesën e mikut tim, Presidentit, zotit Bamir Topi.

Dhe ky rrugëtim imi, jo vetëm simbolikisht, u përkrye nëpërmjet kryeveprës së Kombit shqiptar, rrugës Durrës-Kukës-Morinë, ndoshta investimit më madhor të shqiptarëve në këtë fillim shekulli.

Si njeri me eksperiencë profesionale të një lloji të caktuar, unë megjithatë nuk dua të humb kohën tuaj të çmuar me vlerësime metaforike, madje as dhe për kryeveprat. Kemi suksese të tjera të cilat duhet t’ia fillojmë punës.

S’dua t’ju lodh duke ju ofruar në këtë sallë të nderuar tabela shifrash për ato që ne për respekt të konvencioneve duhet t’i quajmë eksporte dhe importe të vendeve tona.

Duke respektuar vlerat më të mira të patriotizmit tradicional, sot së bashku me ju, dua që të shohim vetëm përpara. Dhe me vlerat e së kualuarës të krijojmë të ardhmen tonë, të ardhmen, qq sigurishtv do të jetë e ndritshme

Me këtë qasje, unë dua t’i thërras ndërgjegjes suaj kombëtare, vetëdijes suaj politike, aftësive tuaja profesionale, për të menduar pak:

A duhet të kënaqemi me këtë nivel të bashkëpunimit ekonomik, kulturor, shpirtëror mes veti? Unë them se kemi patur rezultate, por nuk duhet të kënaqem me këtë.

Ne duhet t’i japim kuptim sakrificave të mëdha historike të heronjve tanë të përbashkët, angazhimit shekullor të paraardhësve tanë, duke hapur pista të reja bashkëpunimi.

Rruga e Kombit është vektori themelor i këtij bashkëpunimi, i këtij integrimi.

Ne mund të nderojmë paranë publike të harxhuar për të, duke qarkulluar në atë rrugë, në mënyrë shumë më intensive sesa sot, duke e mbushur plot atë plot e përplot me mallra, kapitale, ide, njerëz;

Ne duhet falë saj, por dhe inisiativave të tjera të prodhojmë më shumë zhvillim, mirëqënie, afrim të shqiptarëve ndërmjet veti.

Sot, rruga prej nga erdha, prej nga ju vini në Kosovë, ka një trafik të ulët dhe ne duhet ta mbushim atë. Duhet të qarkullojmë shumëçka atje

Por ky qarkullim, këto pista të reja bashkëpunimi, të nderuar miq dhe vëllezër deputetë, duhet të zhvillohen mbi një bazament idesh të reja politike dhe institucionale.

Në dritën e ideve të intelektualëve të shquar të hapësirës sonë kombëtare, që kanë folur për këtë temë,- si përshembull Arbër Xhaferri i ka quajtur trojet tona shqiptar “Komonuellthi shqiptar”. Ai ka pasur të drejtë. Me të vërtetë ne jemi një Komunuelth shqiptar; nuk jemi vetëm ne në Kosovë, të Shqipëri, por bashkëkombasit tanë jetojnë edhe në Maqedoni, Mal të Zi apo Serbi.

Nuk po propozoj diçka tabu, që të frikësojë kënd. Kufirin mes nesh e kemi rrënuar me forcë para 11 vjetësh; tani na mbetet shumë pak për të përkryer këtë. Falë të kaluarës dhe vlerave të saj të ndërtojmë të ardhmen. E ardhmja është bashkimi ynë kombëtar, por jo në atë mënyrë destruktive siç do që ta kuptojë dikush.

Bashkimi kombëtar do të jetë ai qëdo të na rekomandojë bashkësia evropiane. Sot do t’i thyejmë barrierat kufitare jo me dhunë por me dashuri. Ja kemi detyrim brezit të ri të shteteve tona.

Po propozojmë diçka të ngjashme me atë që ndodhi me krijimin e Komunitetit Europian.

N

SHPËRNDAJE