Presidenti shqiptar ne mesin e Terrnocalive..(Photo by Press “Presheva Jonë”))

Bujanoc, 7 mars -Vizita e Presidentit shqiptar Bujar Nishanit ne Lugine e Preshvces, te nisur sot ne ora 12-te ne Bujanoc po ndiqet me intersim te madh jo vetëm nga popullata shqiptare entik ne rajon, por edhe nga mediat e shumta, por edhe nga autoritet serbe serbe qofte lokale apo qendrore  në Beograd.

Nga keto te fundit nuk munguan deklaratata e akuza rreth vizites se Nishanin nemesin e shqiptareve etnik ne Luginene Preshevës siku ajo e kryemnistrit apo ministrir serb Aleksandser Vuucici dhe Ivica Dacic te cilet folen per “mungesen e himnit serb gjate vizites se presidentit shqiptar ne Bujanoc” (?!) apo refrenin tashme te njohur serb “provokacija”, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Presidenti shqiptar Bujanr Nishani gjate vizites së sotme ne Bujanoc dhe nga atkimi me homolugun e tij shqiptare, kryetarin Shaip Kamberi nder tjera tha se “vendi im do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të mira me vednet fqinj, por edhe për të ndihmuar shqiptarët ne Luginene Preshevës në realizimin e të drejtave të tyre elementare të cileve aktulsiht ju mungojnë, për arsimim, librta, njohjen e  diplomave përdorimin e simboleve kombëtare dhe zhvillimit ekonomik.”

Sipas kreut te shteti shqiptar z.Nishani “autoritetet shtetërore shqiptare nuk janë të përfshira në ndonjë angazhimet apo vendimet e vendeve të tjera. Popullsia shqiptare ka përfaqësuesit e saj poltik të zgjedhur në Bujanoc dhe Preshevë, dhe çdo gjë mund të marrin vendime vere, ne mënyre te pavarur dhe Shqipëria do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të mira me vednet fqinje”

Sipas presidentit Nishani, “bisedimet qe i pata  me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Luginene Preshevës, asesi nuk janë provokuese dhe në to nuk ka asgjë të keqe…”

“Për ne është shumë e rëndësishme për të gjitha përpjekjet e qeverive lokale në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar dhe interesin e Shqipërisë për të krijuar bashkëpunim të mëtejshëm me Serbinë. Shqipëria është e interesuar fuqimisht për të ndihmuar në realizimin e të gjitha të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila është e lidhur kryesisht me të drejtën për arsimim, përdorimi i simboleve kombëtare dhe zhvillimit ekonomik ” tha ne vazhdim Nishani, trasnmeton agejnfcia e lajemeve “Presheva Jonë”

Nishani ne fund ka thne se “nuk do të ndikojë në udhëheqësit politik shqiptarë ne Luginene Preshevës për të mbështetur apo jo ndonjë prej kandidatëve për president në zgjedhjet në Serbi dhe tha se kjo ështe kjo një çështje e tyre e brendshme..”

SHPËRNDAJE