Presidenti Hashim Thaçi ka komentuar vendimin e Këshillit të Ministrave të BE’së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, derisa ka thënë se Bashkimi Evropian po vazhdon që të diskriminojë Kosovën, raporton Gazeta Express.

Thaçi ka shkruar se vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian për këto dy vende, për shqiptarët dhe për gjithë rajonin.

Megjithatë, në këtë shkrim të publikuar në Facebook, presidenti i vendit ka akuzuar BE’në që po e mbanë ende të izoluar Kosovën.

“Përkundër padrejtësive të vazhdueshme, më në fund edhe Bashkimi Evropian nisi të marrë vendime meritore dhe kjo uroj të jetë një kthesë e tyre për trajtim të barabartë të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Fatkeqësisht, Bashkimi Evropian po vazhdon ta diskriminojë Kosovën duke e lënë të izoluar dhe ende pa statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Ky është gabimi më i madh strategjik, që Bashkimi Evropian është duke e bërë kundër Kosovës”,

SHPËRNDAJE