Résultat de recherche d'images pour "erdogan trump"Vendimi i Presidentit Donald Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Siria u bë me nxitim, pa u konsultuar me ekipin e tij të sigurisë kombëtare apo aleatët dhe mbi kundërshtime të forta nga pothuajse të gjithë të përfshirët në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik, sipas zyrtarëve të SHBA-së dhe Turqisë.
Presidenti turk, Recep Tajip Erdogan do ta çrrënjosë Shtetin Islamik nga Siria, theksoi sot homologu i tij amerikan, Donald Trump. ”Erdogan më ka informuar se me forcë do ta zhdukë gjithçka që mbetet nga ISIS-i në Siri dhe ai është një njeri që mund ta bëjë këtë. Turqia është pranë nesh, trupat tona do të vijnë në shtëpi”, shkruajti presidenti amerikan në Twitter, trasnmeton agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”

Madje, Trump habiti kabinetin e tij, ligjvënësit dhe pjesën më të madhe të botës duke e mohuar këshillën e ndihmësve të tij të lartë dhe duke rënë dakord për një tërheqje, në një telefonatë me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan javën e kaluar – i kanë thënë dy zyrtarë amerikanë dhe një zyrtar turk mediumit prestigjioz The Associated Press.

Po sipas këtij mediumi, përcjell agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”, telefonata e 14 dhjetorit, e përshkruar nga zyrtarët që nuk ishin të autorizuar për të diskutuar publikisht procesin e vendimmarrjes dhe folën në kushte anonimiteti, siguron një pasqyrë të një vendimi pasues të Trumpit e cila madje edhe nxiti dorëheqjen e sekretarit të mbrojtjes gjerësisht të respektuar James Mattis.

Një telefonatë e tillë, siç thuhet më tej, gjithashtu nxiti një përpjekje të furishme, katër-ditore për ta bindur presidentin që ta kthente ose të vononte vendimin.

Gjithsesi, siç shkruan AP, Shtëpia e Bardhë refuzoi përshkrimin e telefonatës nga zyrtarët.

SHPËRNDAJE