Bujanoc, 16 shkurt -Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi është shpërblyer me medalje për paqe nga presidneti serb i “luftës” Nikolic te cilit Vuci nga Davosi i ja terheqi verjtjen duke i thënë “mos e përmend më fjalën luftë”. Kjo mirënjohje ju ketij shqiptari nga Lugina nga dora e Nikolicit për kontributin e tij dhënë siq thuhet “për paqë, stabilitetit, dialogut dhe humanitetit njerëzor”. Dekorimi në fjalë është bërë të mërkurën, në ditën e shënimit të shtetësisë së Serbisë.
Siç bëjnë të ditur burime të “Presheva jonë”, shpërblim paqeje është bërë në ditën e shënimit të shtetësisë së Serbisë ku presidenca ka dekoruar edhe 84 individë tjerë në Serbi, ku mes tyre është shpërblyer edhe Myftiu i Luginës. Ndërsa, në pritjen tradicionale, me rastin e Ditës së shtetësisë serbe, në ora 18:00, në pranim te presidenti Nikoliq, morën pjesë përfaqësues të lartë poltike e ushtarak serbe të kreut të shtetit me kryeministrin Vuçiq e personalitete te tjera.
Bashkëveprimtarë të Myftiut të Luginës kanë përshëndetur një dekorim të tillë duke e vlerësuar këtë mirënjohje historike jo vetëm për misionin paqësor të Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, por edhe për popullin liridashës të Luginës së Preshevës. / Metali Krasniqi