Në një intervistë për “Presheva Jonë”, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi ka folur pak më gjatë për zhvillimet në futbollin e Kosovës, e ku sigurishtë se vendin më të rëndësishëm e zë pjesa e kombëtares, për të cilën z. Ademi tha se tashmë i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët, brenda e jashtë Kosovës, e ku porositi të besojmë se do të kualifikohemi për në Evropian, pasi që u shpreh optimist për një rezultat të mirë ditën e enjte, kundër Maqedonisë së Veriut.
I pyetur për futbollistët e Preshevës, Nuhiun dhe Alitin rrethë kontributit të tyre në kombëtare, z. Ademi na luti që të mos i ndajmë nga pjesa tjetër, pasi që edhe ata, sikur të gjithë tjerët që vijnë nga qytete tjera të Kosovës, i konsideron njejtë dhe se nuk ka dëshirë të i ndajë, pasi sic tha ai, të gjithë janë Kosovë dhe djersiten për Kosovë.

“Presheva Jonë”: President, janë bërë rreth një muaj prej kur gjykata ju liroi nga të gjitha akuzat e pretenduara më parë. Sa ju ka cliruar ky vendim, në aspektin e koncentrimit tuaj më të madhë tek Federata dhe futbolli?
Agim Ademi: T’ju them të drejtën, në aspektin ligjorë kam qenë i mangët, por në aspektin shpirtërorë, kam qenë i sigurtë se jam i pafajshëm dhe ndoshta kam punuar edhe më shumë se normalisht, pasi që jam person që nuk dorëzohem deri në minutat e fundit, jo vetëm këtu në federatë, por në cdo ssfidë të jetës që e kam pasë. Unë kam besuar dhe vazhdoj me besu se ka drejtësi, se do të del drejtësia, kjo edhe ndodhi me mua.
Fat i mirë i imi ka qenë se edhe ato pretendime ndaj meje, nuk kanë pasur lidhje me futbollin, e tash e tutje besoj se gjithcka do të shkojë edhe më mirë e edhe më fuqishëm.

“Presheva Jonë”: z. Ademi, javë më parë, kemi parë disa nëse mund t’i quajm skandale me dyshme për trukime të ndeshjeve në SuperLigën e Kosovës, ku megjithëse nuk kishte argumete për të vepruar drejtësia, të gjithë flisnin për ato dyshime. Duke e ditur dënimet e ashpra të UEFA-së dhe FIFA-së për këto raste, si shembulli me disa klube në Shqipëri, e që pastaj kërkojnë ndihmë nga Federata, cila është porosia juaj për klubet në këtë aspekt?
Agim Ademi: Këto vepra të shëmtuara e dëmtojnë futbollin. Ne i kemi marrë të gjitha masat për t’i parandaluar ato dukuri, në këtë pjesë jam tepër i prerë bashkë me komitetin ekzekutiv, duke pasë parasyshë sidomos që tani jemi në UEFA dhe FIFA, e e dim të gjithë se si i ndjekin këto dukuri këto organizata. Kemi edhe kompani të akredituara të cilat i ndjekin kampionatet e shteteve, një gjë e tillë ndodhë edhe tek ne, e shpesh na paralajmron edhe UEFA për ndonjë ndeshje, duke na thënë se është e dyshimt.
Shteti ka bërë edhe një këshill kombëtarë për monitorim, ku është edhe një prokurorë për këto punë, shpesh herë ka edhe monitorues të deleguar nëpër ndeshje nga ana e UEFA-së dhe FIFA-së.
Neve nuk na vije mirë që ndeshje nga kampionati jonë të jenë në radarin e institucioneve më të larta të futbollit në lidhje me këto dukuri negative, është fat që deri sot asnjë rast nuk është argumentuar, por në momentin që argumentohen, ne veprojmë konform statutit. Jemi ithtarë që të mos ndodhë asnjëherë një gjë e tillë me klubet tona, shpresojmë që të vetdijsohen edhe klubet por edhe futbollistët, pasi që është në interes të të gjithëve që të nxjerrim kampion të vërtetë, i cili do të ishte i dobishëm edhe për klubet, edhe për kampionatin, edhe për investitorët por edhe për futbollistët, pasi që do të ngritej cilësia e futbollistëve, por edhe në ngritjen e rangimit si ligë e do të kishim edhe beneficione.
Në këtë kontekst, do të kishim edhe derbi më shumë, sic e kemi derbin e qytetit të Gjilanit mes Dritës dhe Gjilanit, një ndeshje e cila mezi pritet, është më i madhi në Ballkan, cka nxitë interesin edhe nga mediat e huaja. Interesante është se asnjëherë nuk kanë manipuluar ani pse vijnë nga i njejti qytet, e cka ështe interesante se në fund të ndeshjes i zgjasin dorën njëri tjetrit, taman ashtu sic i ka hije një tifozi real të futbollit.

“Presheva Jonë”: Federatat e basketbollit, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë e kanë hedhur një hap të rëndësishëm përpara duke e organizuar ligën e përbashkët, cka po vlerësohet jashtëzakonisht shumë. Cka ka mundësi të bëjë në këtë drejtim futbolli në Kosovë e Shqipëri?
Agim Ademi: Mund të them se ithtarë i kësaj është cdo njeri që merret me futboll si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, për vet faktin që e shohim jo vetëm si bashkim, por edhe si cilësi dhe rivalitetit më të madhë, por ta kemi të qartë se futbolli është dicka tjetër, besoj se të njejtin mendim e ndan edhe Presidenti Duka, për vetë faktin se për neve është shumë e lehtë, por si implementin është e vështirë, pasi që UEFA dhe FIFA nuk e lejojnë një gjë të tille, kjo për shkak se jemi dy federata të pranuara. Ne e kemi bërë një herë një tentativë për një kupë të përbashkët, ku do të merrnin pjesë të gjitha klubet, madje i patëm vendosur edhe një propozim për emër “Nënë Tereza”, e kemi pas dërgu në UEFA që të na pranojnë, që fituesin e kësaj gare, ta dërgojë direkt në garat evropiane, që do ta fitonim plus një eksta vend, sikur kupa e mbretit në Angli e Spanjë. Deri sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje, nuk e kemi realizu ani pse projekti është në bashkëpunim edhe me dy qeveritë që të ndihmojnë ekipet në mënyrë që të sigurohej një fond i vecantë që në lidhje me këtë kupë, nuk do të ngarkoheshin as klubet e as federatat.
Ne e themi një gjë, bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë është qështje e politikës shtetërore e vendeve rrespektive, kurdo që ajo të realizohet, neve si federata nuk na nevoiten më shumë se 5 minuta që të shëndërrohemi në një të përbashkët.

“Presheva Jonë”: Cili është rroli i futbollistëve shqiptarë nga Presheva, të cilët luajn sot për Kosovën, sa janë të rëndësishëm për sukseset e kombtares së Kosovës?
Agim Ademi: Mos mi ndaj preshevarët të lutem nga pjesa tjetër e Kosovës (hahaha). Kosova bashkë me Preshevën ka qenë gjithmonë ajo që e ka furnizuar edhe kombëtaren e Shqipërisë me futbollist cilësorë, unë jam i lumtur që Lugina e ndien veten Kosovë, ashtu sikurse edhe ne që i ndjejmë ata, pra Kosovë. Jemi shumë të interesuar shumë edhe për klubet atje në Preshevë që t’i angazhojmë këtu në Kosovë, ju e dini se në rastin cfarë jemi, kemi pasur ankesa pse po përzihemi në Luginë, por ne jemi të interesuar që talentët e Luginës nesër ta veshin bluzën e kombëtares, sepse thjeshtë është edhe e tyre, gjë të cilën e kanë bërë edhe tek Shqipëria më parë, e edhe tek Kosova tani. E kemi Nuhiun e Halitin i cili është taman tipik futbollist me shpirt patrioti, i cilin është në gjendje edhe atomin e fundit të energjisë ta lë në fushë për të të kontribuar.
Unë jam i bindur që përveq djemve, të lumtur janë edhe familjarët e tyre që djemt e tyre luajn për Kosovën, pasi që e ndjejnë se po e përmbushin një kontribut për atdheun e tyre, për Kosovën e tyre.


“Presheva Jonë”: Edhe 4 ditë kanë mbetur nga ndeshja e Shkupit kundër Maqedonisë së Veriut, a do të na bëjnë krenarë djemt, a do të kualifikohemi?
Agim Ademi: Unë them se djemt e kanë bërë krenarë këtë popull tashmë, kanë pasur një rezultat të papritur, por të merituar, duke filluar nga traineri, e duke vazhduar nga familjarizimi i futbollistëve mes veti, cka më pëlqen më së shumti, pasi që të jesh kampion i një grupi kur je fillestarë, nuk është aspak e lehtë. Duke pas parasyshë analizat dhe kualitetin që e kemi, unë bësoj se do të jemi në Evropë, asgjë nuk është e sigurt në futboll, por ne jemi optimist dhe pritshmëritë i kemi që do të fitojmë në Shkup, e cka të jeni të bindur se do të jemi senzacioni i Evropës në këtë kampionat.
Për të gjitha këto arritje, ne i jemi falemderuar shteteve sidomos të Zvicrës dhe Gjermanisë, të cilët na i kanë liruar futbollistët tanë që të luajnë për Kosovën, ato na ndihmuan që të clirohemi para 20 viteve, e sot po na ndihmojnë të zhvillohemi. Gjermaninë sidomos e kemi pasur një lloj mentori gjatë gjithë kohës, pasi që për gjithcka, jemi këshilluar me ta, e njejtë vazhdojnë edhe sot. Federata Gjermane dhe njeriu i tyre i caktuar, Rajna Millkorajn, një person jashtzakonisht i mirë, i dekoruar edhe nga Presidenti i cili ka kontribuar jashtzakonisht shumë në futbollin tonë, bashkë me vëllezërit Shoshi dhe Fehmi Kongjeli të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë përfaqësuesit tanë atje.
Unë besoj fuqishëm se futbolli i Kosovës e ka rrugën e ndritur, pasi që përveq futbollisteve të cilët po rriten jashtë, ne këtu brenda i kemi 105 shkolla të futbollit, nga të cilat presim që të ketë talent e konkurencë të fortë në ekipet zinxhirë të nacionales, e që jo më kotë na quajnë si Brazili i Ballkanit, duke ia shtuar këtu edhe pjesën e shqiptarëve të Luginës, sigurishtë se jemi mëse të lumtur dhe optimist.

“Presheva Jonë”: z. President, ju falemderojmë që jeni jo përjashtues, që jeni unifikues për të gjithë ata që munden me e dhënë një kontribut sado të vogël në futboll, ne besojmë se nëse vazhdoni me këtë ritëm, futbolli i Kosovës është në duar të sigurta.
Agim Ademi: Unë u jam mirnjohës të gjithë atyrë që kanë kontribuar që nga pavarësimi i futbollit të Kosovës nga Jugosllavia e deri sot, e ndiej edhe obligim që pasi që të largohem nga këtu, pasardhësit tim t’ia lë sa më gati, e sa më të avancuar futbollin, në mënyrë që ai ta ketë më të lehtë punën në vazhdim.

SHPËRNDAJE