23 janar, 2022 – Presidenti Agim Ademi në vazhdën e vizitës së tij disaditore në Evropë, ka takuar sot në Lubjanë homologun e tij slloven, Radenko Mijatoviq. Gjatë këtij takimi të përzemërt krerët e futbollit të dyja vendeve diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy federatave në segmente të ndryshme në të ardhmen, me qëllim të progresit të futbollit. Ata vurën në pah raportet shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe shprehën interesimin që këto raporte t’i thellojnë me projekte konkrete.

SHPËRNDAJE