Gjatë javeve te fundit kane qarkulluar emra te shume te botes se futbollit te cilet jane lidhur me reprezentacionin e Kosoves, per ta drejtuar skuadren A, pas largimit te zviceranit Challands.

Derisa ja pasur emra qe jane perfolur prej legjendes braziliane Roberto Carlos, e deri tek italiani Claudio Ranieri, se fundi, vete presidenti Ademi derisa ka paralajmruar se gjate kesaj jave do te behemi me trainerin e ri, ka vendosur qe ta ngushtoje rrethin duke paralajmeruar se traineri do te jete gjerman apo zviceran.

Pasur parasysh keto pohime, burime te “Presheva Jone” mesojne se emer i perfolur per timonin e Kosoves eshte edhe ish-galaktiku madrilen, gjermani Bernd Schuster, i cili e ka drejtuar klubin mbreterore gjate sezonit 2008-2009

Mbetet te shihet gjate javes qe po vjen, por nese arrihet nje marreveshje me Schusterin, pa dyshim se do te sillte nje pervoje te madhe tek Kosova, per cka kane nevoj aq shume djelmoshat, le te presim.

SHPËRNDAJE