18 shtator, 2024 – Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka zhvilluar një takim të rëndësishëm e të posaçëm me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, në kuadër të mbledhjes TEP të UEFA-s. Si zakonisht pas çdo eventi të tillë, Ademi e Çeferin realizuan një takim miqësor dhe foto të përbashkët. Ndërkohë, në këtë mbledhje u analizua Euro 2024, i cili u vlerësua si kampionati më i mirë si në aspektin e performancës së ndeshjeve ashtu edhe në aspektin ekonomik, për çka u ndanë të kënaqur si UEFA, ashtu edhe sponsorët.
Temë tjetër diskutimi ishte programi HetTrick dhe të hyrat për federatat anëtare.

Me këtë rast është bërë e ditur se do të ketë rritje dhe në ditët në vijim kur të mbahet mbledhja e HetTrick-ut do të dihet për projektet e ardhshme. Çështje për të cilën u diskutua ishin edhe nevojat dhe problemet e federatave, me ç’rast u diskutua edhe për Kosovën, si federata më e re dhe nën kujdes të UEFA-s, për arritjet dhe ecurinë e përfundimit të projekteve ekzistuese dhe për projektet e reja

SHPËRNDAJE