Ballina Lajme Presidenti Ademi dhe stafi i Kombëtares U15 vizituan Rin Ahmetin

Presidenti Ademi dhe stafi i Kombëtares U15 vizituan Rin Ahmetin

0

26 maj 2023 – Presidenti Agim Ademi, së bashku me stafin e Kombëtares U15, trajnerët Ilir Nallbani, Faruk Statovci dhe Artan Bytyqi, sot, vizituan një ndër lojtarët më të mirë të ekipit të kësaj grupmoshe, Rin Ahmeti. Ky i fundit është operuar me sukses nga doktor Qerim Kida, pas një lëndimi në krah, përkatësisht klavikulës, që e kishte pësuar gjatë një ndeshjeje kontrolluese.

Presidenti Ademi dhe stafi i Kombëtares U-15 i dhanë mbështetje të plotë Rin Ahmetit, duke i uruar shërim të shpejtë dhe sukses në periudhën e rikuperimit.

Kombëtarja e Kosovës U-15 po përgatitet me intensitet për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillohen në muajin qershor në Sofje të Bullgarisë.

Rin Ahmeti është një talent i jashtëzakonshëm dhe me potencial të madh për të ardhmen e futbollit kosovar. Federata e Futbollit të Kosovës është e vendosur të mbështesë talente të tilla dhe të investojë në zhvillimin e tyre për të siguruar një të ardhme të ndritshme.

SHPËRNDAJE