Pas sulmit me tritol mbrëmë në shtëpinë e të parit të FSHF-së, ku u trondit jo vetëm futbolli, por edhe gjithë shqiptarët në përgjithësi, i menjëhershêm ka qenë reagimi i homologut të tij në Kosovë, z. Agim Ademi i cili përmes një statusi në facebook ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për ngjarjen, duke i ofruar mbështetjen e plot personale por edhe të komunitetit të futbollit në Kosovë, deri në zbardhjen dhe vënjen para drejtësisë të akterëve.

Statusi i plotë i z. Ademi

I tronditur me lajmin që mbrëmë vonë është sulmuar me tritol shtëpia e presidentit të FSHF-së, Armand Duka në Durrës.

Akti i tillë kriminal e i shëmtuar përveç se ka shkaktuar frikë e tronditje në familjen Duka, pa dyshim është një ngjarje e rëndë edhe për futbollin shqiptar dhe Shqipërinë si shtet në përgjithësi, veçmas duke pasur parasysh faktin se z. Duka është edhe anëtar i KE të UEFA-s.

Fatmirësisht miku im Armand Duka dhe familja e tij janë mirë dhe kanë kaluar pa pasoja nga ky akt i njerëzve të ligë.

Familjes së tij i ofroj tërë mbështetjen time dhe të komunitetit të futbollit kosovar, me shpresë që kryerësit e këtij akti të vihen para drejtësisë dhe në të ardhmen të mos ballafaqohet me ngjarje të tilla.

SHPËRNDAJE