Gjatë ditës së sotme, qeveria e Republikës së Kosovës ka filluar ta aplikoj të ashtuquajturin “reciprocitet”, i cili po vijë brenda më pak se 30 ditëve kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale në vend, e në këtë rast, kryeministri i vendit, z.Albin Kurti, reciprocitetin ka zgjedhur të fillojë së zbatuari pikërisht nga lëvizja e njerëzve apo makinave, ku më së shumti po e pësojnë qytetarët e Luginës.

Duke e pasur parasyshë izolimin total që luginasit e kanë në Serbi, e ku të vetmën lëvizje si të mirëfilltë e konsiderojnë lidhjen me Kosovën, zakonisht pikat kufitare në Mucubabë dhe tek Dheu i Bardhë kanë fluks të shtuar të qytetarëve të Preshevës e Bujanocit, por dita e sotme ishte më e vecantë në këtë aspekt, kjo pasi kolona të stërzgjatura janë krijuar për shkak të vendimitë fundit të qeverisë, ku përveq pagesës 5 euro, kemi edhe procedurat e lodhta, sic i quajn qytetarët, atë të ndërrimit të tabelave.
Duke folur për “Presheva Jonë”, disa qytetarë që po prisnin në kolonë na thanë se janë skajshmërishtë të dëshpëruar dhe se po ndihen të mashtruar nga kryeministri Kurti i cili dikur për taksën e rrugës së kombit thoshtë se unë dua të shkoj tek Shqipëria e Kastriotit, e jo të Shqipëria e Kastratit, ndërkohë sot ne i themi Albin Kurtit se nuk duam të vijmë në Kosovën e Xhelal Sveclës, por në Kosovën e Adem Jasharit e Ibrahim Rugovës, në Kosovën e lirë e të pavarur, ku duam të ndihemi të barabartë me të gjithë qytetarët.

Shih videon e kolonave sot:

SHPËRNDAJE