Me rastin e 9-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, edhe lideret e Lugines së Presheves urojne  kete dite madheshtore për shtetin me te ri ne Evropë. Kështu kryetari i Kuvendit Komunal, Jonuz Musliu, njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar uron gjithë popullin shqiptar si en Kosover ashut edhe ne Luginë për Ditën e Pavarësisë, përcjell agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

“Data e 17 shkurtit 2008, kur iu vunë themelet shtetit shqiptar të Kosovës, do të mbetet në historinë e lavdishme të saj, si një ditë e kurorëzimit të përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor. Përvjetorët e pavarësisë, s’ka se si të mos na kujtojnë sakrificat shumëvjeçare të popullit të Kosovës dhe dëshmorëve të kombit, në krye me komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Musliu.

Në vazhdim të urimit, gjithashtu, sipas kreut te KKSH-së  “kjo ditë e shenjtë e Kosovës, shënon një epokë të re për shqiptarët e kësaj republike, të cilët nga përvjetorët në përvjetorë duhet ta forcojnë shtetin me angazhime të përbashkëta, për një të ardhme të ndritur të vendit.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës, i gëzohen rritës së pavarësisë së Kosovës, si një shtet i pavarur e sovran. Me një Kosovë të fortë politikisht dhe ekonomikisht edhe Lugina e Preshevës, dp të ndihet më qe qetë dhe më e sigurt, e cila asnjëherë nuk ka hequr dorë nga synimet për një bashkim konform vullnetit të shprehur me Referendum, të 1 dhe 2 marsit 1992, luftës çlirimtare të UÇPMB dhe Marrëveshjes Paqësore të Konçulit, si dhe platformës politike të këshilltarëve shqiptarë të 2006-ës”, shprehet ne Jonuz Musliu, me përgëzimin  drejtura qytetarëve te Republikes së Kosovës .

SHPËRNDAJE