Punimet e sesionit shkencor të Tribunës shkencore, ashtu siq ishte paralajmëruar, kanë filluar sot (24 dhe 25 dhjetor) në sallën e kuvendit komunal ku për dy ditë rresht do të prezentojnë me kumtesat e tyre mbi dasmën shqiptare rreth 20 referuesë vendor dhe nga mysafirë, studiues këta  të ftuar nga  gjitha trojet etnike shqiptare, nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

Preshevë, 24 dhjetor/ AIK-Presheva Jonë


Nën organizimin e Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nga sot për dy ditë rresht  ka nisur sesioni shkencor i  Tribunën me temë : “Dasma Shqiptare në Preshevë e rrethinë, dikur dhe sot”.

Në tribunë do të shqyrtohen dhe trajtohen njës sër raportesh nga referuesit, kryesisht studues dhenjëhës të mirë të tradtiës sonë kombëtar, nergur mbi  dasmën shqiptare në rajonin e  Preshvës, Bujanocit, Medvegjës , Gjilanit,  Shkupit, Kumanovës, Vitisë, , gjetiu…i ka deklaruar agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë” z.Xhemaledin Salihi, kryetar i SHTKK-së

Tematika që do të trajtohen në këtë tribunë janë ër dy ditë rresht nga studiuesit vendsorë dhe mysafirë nga Sqhipëria, Kosova e Maqednia do të jenë : Dasma shqiptare sipas ndarjes rajonale/Shkup, Kumanovë, Gjilan, Viti, Bujanoc, Medvegjë, Preshevë dhe më gjërë; Histori e dasmës shqiptare; Lirika dhe epika e dasmës shqiptare; Muzika, Kënga dhe Vallja në dasmën shqiptare, dikur dhe sot; Organizimi i Festivalit Folklorik i Dasmës Shqiptare në Preshevë dhe rrethinë; Gjurmimi, evidentimi dhe regjistrimi i dasmës shqiptare në Preshevë dhe rrethinë;  Dasma  shqiptare në mes të tradicionales dhe modernes; Vallet dhe këngët e burrave, të grave dhe të përziera në dasmën shqiptare.

Gjatë kësa tribune shkencore do të prezentohen me kumtesat e tyre shkencorë nga gjitha trojet tona, ku do të elaborojne tema mbi dasmën shqiptare dhe anlaiza tjera mbi  etnokulturën shqiptare nga të gjitha trojet e banuara me shqiptar.

Pjesëmarrësit e kësaj konfrence  janë stduiues vendore dhe mysafirë nga gjitha qendrat shqiptare si : Prof.Dr. Mustafa Ibrahimi,  Demir Krasniqi, Hysen Këqiku, Mr. Hajrulla Mustafa, Xhemaledin Salihu, Mr. Mustafë Haziri, Enkel Rexhepi, Amir Latifi, prof.Dr. Agron Xhagolli nga Instituti i Kulturës Popullore në Tiranë, prof.Dr. Hamit Xhaferi, prof.Dr. Gjovalin Shkurtaj, Leonora Shkurtaj, prof.Dr.Nebi Dervishi, Riselda Sejdija, Jonuz Fetahaj, Mr.Ferid Selimi, Dr. Nevrije Bislimi,prof. Dr. Fatmir Sulejmani, Akademik prof. Dr. Aleksandër Stipçeviq, Dilaver Kryeziu, Sami Pirraj, Dr. Hatixhe Ahmedi, Av. Agron Isa Gjedia etj.

SHPËRNDAJE