Nga Kushtrim MALIQI

NUHATJE: Edhe, Presheva e ka jo kandidatin, por kandidaten e vetë për president të Shqipërisë. Lidershipi shqiptarë nga Lugina e Preshevës ka  propozuar dhe uruar vazhdimisht që z.Jozefina Topalli të jetë në krye të shtetit shqiptarë, gjë që e meriton dhe zotnon. Prandaj edhe ket kоment е titulluam: Presheva, con fjalë Јоzefinën, kryetare  !

 

Në intervistën dhënë gazezarit tonë në OKB. njëherit drejtuesit të agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë » kryeparlamentarja e Republikës së Shqipërisë z. Jozefina Topallija duket ja kishte ndier zemra, të cilin sekreat ajo ja kishte kumtuar agjencisë sonë për herë të parë, duke mospërjashtuar një mundesi të tillë, që ajo  mund të jetë së shpejti presidente e Shqipërisë..

Se vërtetë eshtë keshtu, ja se cfarë i kishte thënë para gati dy vitesh kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë znj.Jozefina Topalli agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë »  e cila  qysh para gati dy vitesh ja kishte ndier zemra se një ditë mund të jetë presidente e Shqipërisë, këtë gjë, kët dëshirë sekrete  ja kumtou për herë të parë ajencisë sonë: Ja se cfarë thotë ajo:

 

TOPALLI: SHQIPËRISË NUK DO T’I DILTE KEQ SIKUR NJE DITE TË PROVONTE TË KETË NJË FEMER NË KRYE TË SHTETIT SHQIPTAR

“Per mua eshtë shumë me interes që Shipëria dhe shqiptarët të vazhdojë këtë rrugë të integrimeve euroatlnike dhe isnituicioneve tjera ndërkombëtare, dje në NATO  e nesër në familjen e madhe të BE-së. Unë kam dashur dhe vazhdoj ta dua parlamentin, dua të mbetem parlamentare, por kjo nuk don të thotë përgjithmonë, sespe e ardhmja si në jetën private ashtu edhe në karrierë të sjellë surpiza. Edhe kjo ju që pyetni pë presidente e Shqipërisë, nuk i dihet, të së ardhmes. Shqipërisë nuk do t’i dilte keq, sikur  një ditë të provonte të ektë një femër në krye të shtetit shqiptarë  Por, për cdo funskion, sikur edhe për presidente  duhet t’ia lëmë kohës dhe popullit ata janë që do të vendosin dhe të zgjedhin njerëzit e merituar për të drejtuar shtetin shqiptar. Edhe nëse do të jem një ditë presidente e Shqipërisë, femra shqiptare ka dëshmuar edhe me herët se eshte e aftë të drejtoj me dinjitet një popull, një shtet, mjaftonë ta përkujtojmë mbretëresëh tonë Teutën… »

« Me Atifete Jahjaga dhe Jozefina Topalli në krye të shteteve tona, po ringjallim synimet e mbretëreshes Teutë…» kishte thënë në një bisedë për agjencinë tonë  lideri i LKSH-së z.Orhan Rexhepi, pak ditë pas zgjedhjes së Atifete Jahjagës në krye të shtetit tjetër shqiptarë, të Kosovës. Ngjajshëm sikur z.Rexhepi edhe lidershipi shqiptarë nga Lugina e Preshevës ka  propozuar dhe uruar vazhdimisht që z.Jozefina Topalli të jetë në krye të shtetit shqiptar, gjë që e meriton dhe e zotnon. Prandaj edhe ket kоment е titulluam:: Presheva con fjalë Јоzefinën, kryetarë  !

SHPËRNDAJE