Preshevë, 28 prill  -Kryetari i Krahines së Lugnës së Preshevës Jonuz Musliu, i cili njëherit është edhe kryetar i KKSH-së dhe Kuvendit Komunal në Bujanoc, ka uruar ne emër te Luginës së Preshevës zgjedhjen e Ilir Metës, në krye te shteti shqiptar, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

“Më ka gëzuar shumë lajmi për zgjedhjen e mikut tim, Ilir Meta, për president Shqipërie. Kam besimin e plotë se presidenti i ri, do të angazhohet për forcimin e perspektivës evropiane, jo vetëm të bashkëkombësve tanë, por edhe të shqiptarëve jashtë shtetit amë, me shprese se do te reflektohet pozitivisht edhe ne perimisimin e gjendes se shqiptareve ne Luginen e Preshevës..”, ka deklaruar z.Musliu per agjencine e lajmeve “Presheva jonë”

Jam i bindur thellë se kontributi i presidentit Meta, do të jetë edhe më i madh ndaj Luginës së Preshevës, i cili është njëri nga personalitetet e shquara politike e institucionale, që më së shumti i ka vizituar komunat në lindje të Kosovës: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe është më i informuari për gjendjen e vështirë të shqiptarëve të këtij rajoni”, thekson në mesazhin e tij përgëzues, Jonuz Musliu, kryetar i KKSH.

SHPËRNDAJE