Dark Mode Light Mode

“Presheva Jonë”: Qytetarë të Luginës së Preshevës fleni rehat, tash e tutje forcat e NATO-s në mesin tuaj


Preshevë, 11 shkurt  -“Forca serbe zbarkojnë në brezin kufitar me Kosovën” ishte ky titulli i njoftimit te agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” publikuar para 3-4 javësh (E diel, 15 janar 2017) shkrim ky i cili ishte me shume se njoftim , alarm për komunitetin nderkombëtar, sepse ne mesin e qytetarëve kishte hyre panika, ndersa tek fëmijet ne shkolla frika.

“Burime të agjencisë se lajmeve “Presheva Jonë” në terren kanë mësuar se kufiri Serbi-Kosovë prej 117 km nga karadaku i Preshevës (Mucibabë) deri ne Medvegjë (Mutivode) pothuajse  është blinduar nga forca të mëdha serbe. ..” kishin raportuar nga terreni gazetaret e agjencise se lajmeve “Presheva jonë” para ca ditesh kur ishin shtuar provikimet serbe me trenin dhe murin ku u degjuan edhe kercenime për lufte nga presidenti aktual serb Tomislav Nikolic.

Pas ketij lajmi duket se komuniteti nderkombëtar ka kuptuar nevojën qe qytetaret e Lugines se Presheves te ndjehen te sigurt. Keshtu forca te KFOR-it (NATO) jane angazhuar te monitorojne  bashkarisht me anëtarët e Ushtrisë së Serbisë ne brezin kufitar mes Serbise dhe  Kosovës si dhe sigurimin e zonës së sigurisë në mënyrë që të mbajë një ambient të qetë dhe të qëndrueshem për të gjithë qytetarët e Serbisë.

Advertisement

Lidhur me këtë mision paqeruajtes ne rajon e ka konfirmuar edhe Minisitri serbe  i Mbrotjes .  Bashkëpunimi në mes të Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it është nga viti 2001, që nga nënshkrimi i Marrëveshjes për procedurat operative të përkohshme për bashkëpunim dhe koordinim në të dy anët e vijës administrative me Kosovën, thuhet ne nje njoftim

Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” meson se ky bashkëpunim përfshin te mbajnë takime në komandën, koordinimin dhe nivelin lokal, si dhe mbajtjen e patrullave të përbashkëta, të njëkohshme përgjatë vijës administrative.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × five =

Previous Post

Hagë, Benesh: Spacialja për krimet në Kosovë fillon punën pas miratimit të rregullores së Procedurës dhe dëshmive

Next Post

Ekspertët serbofil: Bashkim i Luginës se Preshevës si etnitet me Kosovën ide e rrezikshme?!

Advertisement